Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel validoi një pullë përkujtimore kushtuar 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishin ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Kenneth Merten.
Për krijimin e pullës postare është përdorur letra kredenciale, e cila iu dorëzua Mbretit Ferdinand në vitin 1903 nga përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Bullgari, John Jackson. Letra kredenciale u nënshkrua nga presidenti amerikan Theodore Roosevelt. Marrëdhëniet diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së u vendosën në vitin 1903. Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908, u njoh nga SHBA më 3 maj 1909.
Më 22 dhjetor 1914, Stefan Panaretov dorëzoi letrat kredenciale si ministri i parë i plotfuqishëm i Bullgarisë në SHBA. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 1925, thekson Ambasada Amerikane.Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..