Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel validoi një pullë përkujtimore kushtuar 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishin ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Kenneth Merten.
Për krijimin e pullës postare është përdorur letra kredenciale, e cila iu dorëzua Mbretit Ferdinand në vitin 1903 nga përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Bullgari, John Jackson. Letra kredenciale u nënshkrua nga presidenti amerikan Theodore Roosevelt. Marrëdhëniet diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së u vendosën në vitin 1903. Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908, u njoh nga SHBA më 3 maj 1909.
Më 22 dhjetor 1914, Stefan Panaretov dorëzoi letrat kredenciale si ministri i parë i plotfuqishëm i Bullgarisë në SHBA. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 1925, thekson Ambasada Amerikane.Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..