Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurostat: Bullgarët largohen nga foleja prindërore në moshën 30-vjeçare

Foto: ec.europa.eu/eurostat

Mesatarisht, të rinjtë bullgarë largohen nga shtëpia e prindërve të tyre rreth moshës 30 vjeç dhe preferojnë të jetojnë më gjatë me ta. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara këto ditë nga agjencia evropiane e statistikave Eurostat për vitin 2022. Sipas këtij treguesi, mosha mesatare e meshkujve bullgarë sipas këtij treguesi është 32,3 vjeç, ndërsa e femrave - 28,2 vjeç.

Në vitin 2022, në të gjithë BE-në, mosha mesatare në të cilën të rinjtë kanë lënë familjen e prindërve të tyre ka qenë 26.4 vjeç. Bullgaria renditet e katërta së bashku me Spanjën në BE sipas këtij treguesi. Lider është Kroacia (33.4 vjet mesatarisht), dhe Finlanda është në polin e kundërt (21.3 vjet mesatarisht).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD