Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni i parë online onkologjik në vendin tonë këshillon gratë me kancer gjiri

4
Foto: breasthelp.me

Një nga tetë gra do të zhvillojë kancer gjiri në një moment të jetës së saj, sipas një studimi ndërkombëtar. Prandaj, sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më e madhe është mundësia që ajo të kapërcehet. Për fat të keq situata në Bullgari nuk është aspak rozë, veçanërisht në aspektin e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm. Rezulton se vetëm 12% e grave bullgare të trajtuara me kancer gjiri janë diagnostikuar në fazën fillestare të sëmundjes. Në Europë kjo përqindje është 27. Prandaj diagnoza e “kancerit të gjirit” tek ne tingëllon thuajse si një dënim. Pikërisht kjo e motivoi shefen e Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme të spitalit "Llozenec", Dr. Vanja Mitova, të krijojë aplikacionin e parë bullgar online si për të shëndetshmet, ashtu dhe për të sëmuret nga kanceri i gjirit.

Dr. Vanja Mitova
Aplikacioni BreastHelp është i pari në Bullgari, i cili bashkon përpjekjet e shumë njerëzve dhe ka të bëjë me parandalimindhe ndjekjen e pacientеve tashmë të diagnostikuara me kancer gjiri. Duke qenë se shumica e femrave nuk janë as të informuara për rreziqet e kësaj sëmundjeje, vendosëm të bëjmë këtë aplikacion celular. Është falas, mund të instalohet nga çdo lloj pajisje elektronike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për tablet, telefon, kompjuter etj.” – kështu e shpjegoi dr. Vanja Mitova nevojën e krijimit të aplikacionit para BNR - Bllagoevgrad.

Çdo vit, rreth 4 mijë gra bullgare diagnostikohen me kancer gjiri, por supozohet se numri i grave me këtë sëmundje kalon 30 mijë.

“Duke luftuar këtë sëmundje çdo ditë, mund të them se takohemi me gra që shpeshherë kanë arritur fundin e zhvillimit të sëmundjes pa kërkuar kujdes mjekësor. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë e dimë se profilaksia në Bullgari nuk është diçka që është një avantazh në përgjithësi - as për popullsinë, as për shtetin, as për pushtetarët, kështu që e vetmja gjë që na mbetet është të kërkojmë të gjitha alternativat e mundshme, për t'i inkurajuar njerëzit që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre”, thotë dr. Vanja Mitova.


Zakonisht, pacienti ka akses në një komision për sëmundje onkologjike në institucionin përkatës mjekësor. Por ideja e BreastHelp është që t'i sigurojë atij gjithashtu akses në një ekip multidisiplinar në internet i cili do ta trajtojë rastin e tij individualisht dhe do të marrë një vendim unanim se cili lloj trajtimi do të ishte më i përshtatshëm. Anëtarët e komisionit online janë specialistë kryesorë në fushën e onkologjisë, radioterapisë dhe mjekësisë nukleare. “Në gjithë botën konsultimi i pacientëve me komisione të tilla multidisiplinare është i detyrueshëm para se të fillojë mjekimi i tyre, por tek ne kjo nuk ndodh”, shpjegon dr. Vanja Mitova dhe shton:

Në Bullgari në 95% të rasteve nuk formohen komisione onkologjike para operacionit. Pothuajse në 70% të spitaleve, vendimet janë rezultat i diskutimeve mes dy personave – onkologut, i cili shkon në institucionin mjekësor përkatës si konsulent, dhe mjekut të pacientit që prezanton rastin klinik. Shpesh, komisionet onkologjike në spitalet onkologjike jo të specializuara përbëhen nga një numër i vogël specialistësh, mungojnë specialistët kryesorë. Si rezultat i gjithë kësaj pacienti praktikisht kalon përmes një komisioni formal onkologjik” – shpjegon dr. Vanja Mitova.


Brenda dy ditësh, përmes aplikacionit BreastHelp, pacienti merr opinionin e komisionit online. Kështu, edhe një herë, telemjekësia provon përparësitë e saj ndaj kujdesit shëndetësor tradicional. Sepse pritja para kabineteve të specialistëve të ndryshëm dhe rezervimi i vizitave te mjeku për ekzaminim muaj më parë mund të jetë fatale për zhvillimin e sëmundjes.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova në bazë të intervistës së Vanja Bahçivanovës nga BNR - Bllagoevgrad

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: breasthelp.me, lozenetz-hospital.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD