Ndërtuesit e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë midis stacioneve “Septemvri” dhe “Kostenec” zbuluan një letër përkujtimore të vulosur në një shishe për brezat e ardhshëm. Mesazhi është nga krijuesit e urës së vjetër hekurudhore mbi lumin Marica afër Bellovos (Bullgari Jugore). Është shkruar në italisht dhe zbukuruar me ornamente. Teksti tregon vetëbesimin e mjeshtërve për rëndësinë e punës së tyre: “Një urë e ndërtuar në vitin 1886, gjatë sundimit të perandorit osman Abdul Hamid. E ndërtuar nga kompania “Vitalis”. Kryeinxhinieri Niccolo Limon, kryemjeshtri Pietro Macar. 19 qershor 1886”.
Zbulimi i letrës është një takim emocionues midis brezave të ndërtuesve dhe një mënyrë për t'i dhënë respekt dhe nderim njerëzve që kontribuuan në ndërtimin e Bullgarisë moderne pas vitit 1878, vunë në dukje nga Muzeu Historik në qytetin Bellovo.Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..