Ndërtuesit e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë midis stacioneve “Septemvri” dhe “Kostenec” zbuluan një letër përkujtimore të vulosur në një shishe për brezat e ardhshëm. Mesazhi është nga krijuesit e urës së vjetër hekurudhore mbi lumin Marica afër Bellovos (Bullgari Jugore). Është shkruar në italisht dhe zbukuruar me ornamente. Teksti tregon vetëbesimin e mjeshtërve për rëndësinë e punës së tyre: “Një urë e ndërtuar në vitin 1886, gjatë sundimit të perandorit osman Abdul Hamid. E ndërtuar nga kompania “Vitalis”. Kryeinxhinieri Niccolo Limon, kryemjeshtri Pietro Macar. 19 qershor 1886”.
Zbulimi i letrës është një takim emocionues midis brezave të ndërtuesve dhe një mënyrë për t'i dhënë respekt dhe nderim njerëzve që kontribuuan në ndërtimin e Bullgarisë moderne pas vitit 1878, vunë në dukje nga Muzeu Historik në qytetin Bellovo.E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..
Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..