Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çantë shpine digjitale – komoditet, por me çfarë kosto

Foto: Freepik.com

Këtë vit shkollor, përveç klasave dhe korridoreve të rinovuara, shkollat ​​i mirëpresin nxënësit me një risi që do t’ua lehtësojë përgatitjen – çantën digjitale. Kjo është një platformë online falas që u mundëson nxënësve nga klasa 1 deri në 12 të aksesojnë tekstet e tyre tërësisht online. Versioni i tyre në letër nuk bie, por mund të mos mbahet dhe kështu vërtetë të lehtësojë çantën e shpinës. Edhe pse është pjesë e digjitalizimit, që është një proces i pakthyeshëm në çdo sferë, çanta digjitale e shpinës shkakton diskutime edhe mes mësuesve. Sipas disave, është një mundësi e mirë që ia vlen të shfrytëzohet, ndërsa të tjerë janë ende skeptikë se sa i dobishëm dhe praktik është përdorimi i saj.

“Nga njëra anë, përmes saj plotësojmë nevojat e reja të gjeneratave që vijnë pas nesh, por nga ana tjetër, ndoshta po largohemi shumë nga ajo që mendojmë se funksionon për të mirën e nxënësve – tha mësuesja e historisë Violetka Stoeva në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Kur diçka shkon para syve, përmes dorës, ne e dimë se psikologjikisht kjo funksionon jashtëzakonisht mirë për të mësuar.”


Krahas përmbajtjes së teksteve që tashmë është në dispozicion në platformën e re elektronike, çdo mësues mund të krijojë edhe përmbajtje që do të publikohet pasi të jetë shqyrtuar nga ekspertët.

Çdo shkollë ka të drejtën vet të vendosë se kush do të udhëheqë trajnimin e mësuesve në të – një mësues i teknologjisë së informacionit apo një ekspert i jashtëm.

Duke përdorur çantën shpine digjitale, nxënësit do të kenë qasje edhe në përmbajtje të personalizuara për secilin prej tyre, të përshtatura sipas njohurive dhe vështirësive të tyre. Megjithatë, a do të prezantohet kjo përmbajtje në mënyrë të qartë dhe mjaft të kuptueshme për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore?


“Sinqerisht shpresoj që materialet t’u përshtaten edhe atyre, sepse sidomos nga klasa e 5-të e tutje jemi mjaft të ngarkuar dhe nuk u ofrojmë ndihmë të mjaftueshme fëmijëve me vështirësi intelektuale dhe vështirësi të tjera – pranon zonja Stoeva. – Ndonjëherë, të gjithë materialin që duhet të mësojnë është shumë për ta për ta trajtuar. Për mua, kjo është një nga detyrat më të vështira. Në një klasë me 25 apo 30 fëmijë, me një orë mësimore prej 40 minutash, nuk është aspak e lehtë të gjesh kohë t’i kushtosh vëmendje të veçantë të gjithëve.”

Praktika e saj si mësuese dhe në grup për organizimin е përditshëm të procesit mësimortregon se pavarësisht dëshirës së nxënësve për të përthithur sa më shumë material përmes pajisjeve të ndryshme elektronike, nuk është gjithmonë e dobishme për ta. Dhe del pyetja se sa do të jetë i mjaftueshëm shkrim-leximi i tyre digjital për të kapërcyer analfabetizmin funksional me të cilin po përballet sot arsimi në vendin tonë.


Për të qenë sa më e dobishme për nxënësit e saj të ardhshëm, gjatë vitit shkollor aktual, zonja Stoeva do të zhvillojë një takim me psikologen e shkollës, nga e cila do të kërkojë këshilla specifike për aspekte të ndryshme të punës së saj me fëmijët.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotot: Freepik.com, prosveta.bg, edu.mon.bg, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD