Këtë vit shkollor, përveç klasave dhe korridoreve të rinovuara, shkollat i mirëpresin nxënësit me një risi që do t’ua lehtësojë përgatitjen – çantën digjitale. Kjo është një platformë online falas që u mundëson nxënësve nga klasa 1 deri në 12 të aksesojnë tekstet e tyre tërësisht online. Versioni i tyre në letër nuk bie, por mund të mos mbahet dhe kështu vërtetë të lehtësojë çantën e shpinës. Edhe pse është pjesë e digjitalizimit, që është një proces i pakthyeshëm në çdo sferë, çanta digjitale e shpinës shkakton diskutime edhe mes mësuesve. Sipas disave, është një mundësi e mirë që ia vlen të shfrytëzohet, ndërsa të tjerë janë ende skeptikë se sa i dobishëm dhe praktik është përdorimi i saj.
“Nga njëra anë, përmes saj plotësojmë nevojat e reja të gjeneratave që vijnë pas nesh, por nga ana tjetër, ndoshta po largohemi shumë nga ajo që mendojmë se funksionon për të mirën e nxënësve – tha mësuesja e historisë Violetka Stoeva në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Kur diçka shkon para syve, përmes dorës, ne e dimë se psikologjikisht kjo funksionon jashtëzakonisht mirë për të mësuar.”
Krahas përmbajtjes së teksteve që tashmë është në dispozicion në platformën e re elektronike, çdo mësues mund të krijojë edhe përmbajtje që do të publikohet pasi të jetë shqyrtuar nga ekspertët.
Çdo shkollë ka të drejtën vet të vendosë se kush do të udhëheqë trajnimin e mësuesve në të – një mësues i teknologjisë së informacionit apo një ekspert i jashtëm.
Duke përdorur çantën shpine digjitale, nxënësit do të kenë qasje edhe në përmbajtje të personalizuara për secilin prej tyre, të përshtatura sipas njohurive dhe vështirësive të tyre. Megjithatë, a do të prezantohet kjo përmbajtje në mënyrë të qartë dhe mjaft të kuptueshme për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore?
“Sinqerisht shpresoj që materialet t’u përshtaten edhe atyre, sepse sidomos nga klasa e 5-të e tutje jemi mjaft të ngarkuar dhe nuk u ofrojmë ndihmë të mjaftueshme fëmijëve me vështirësi intelektuale dhe vështirësi të tjera – pranon zonja Stoeva. – Ndonjëherë, të gjithë materialin që duhet të mësojnë është shumë për ta për ta trajtuar. Për mua, kjo është një nga detyrat më të vështira. Në një klasë me 25 apo 30 fëmijë, me një orë mësimore prej 40 minutash, nuk është aspak e lehtë të gjesh kohë t’i kushtosh vëmendje të veçantë të gjithëve.”
Praktika e saj si mësuese dhe në grup për organizimin е përditshëm të procesit mësimortregon se pavarësisht dëshirës së nxënësve për të përthithur sa më shumë material përmes pajisjeve të ndryshme elektronike, nuk është gjithmonë e dobishme për ta. Dhe del pyetja se sa do të jetë i mjaftueshëm shkrim-leximi i tyre digjital për të kapërcyer analfabetizmin funksional me të cilin po përballet sot arsimi në vendin tonë.
Për të qenë sa më e dobishme për nxënësit e saj të ardhshëm, gjatë vitit shkollor aktual, zonja Stoeva do të zhvillojë një takim me psikologen e shkollës, nga e cila do të kërkojë këshilla specifike për aspekte të ndryshme të punës së saj me fëmijët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotot: Freepik.com, prosveta.bg, edu.mon.bg, arkiv
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..