Kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe ish-ministri në qeverinë e kaluar të GERB-it, Kostadin Angellov, i ka dërguar prokurorisë raportin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për eksportin e parregulluar të barnave, që ka sjellë mungesë të barnave. Ai shpjegoi për gazetarët se bëhet fjalë për ilaçe që janë më të lira tek ne se në vendet e tjera të BE-së. Sipas deputetit, tregtia është bërë me ndihmën e tre kompanive, dhe rregulloret kanë vepruar në interes të tregtarëve. Kostadin Angellov akuzoi ish-ministren e shëndetësisë Asena Serbezova nga qeveria e Kirill Petkovit se në fillim të këtij viti ka urdhëruar Agjencinë Ekzekutive të Barnave të ndryshojë formulën e llogaritjes së mungesës.
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për një referendum mbi euron. Apeli i tij ka të bëjë me propozimin e Presidentit Rumen Radev për një..
Si pjesë e fushatës kombëtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës "Thjesht Thuaj Jo", Ministri Krasimir Vëllçev u shpjegoi nxënësve të shkollave të mesme nga Stara Zagora dëmin e përdorimit të drogës, raportoi BNT. Qëllimi i diskutimit është të..
Disa ditë para fillimit të ballove të diplomimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondacioni "Ndihmë për Personat me Probleme Zhvillimi" po organizojnë iniciativën bamirëse "Fustane ballo me një kauzë" nën patronazhin e Ministrit të Punës..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..