Më 16 shtator, në qytetin Shablla mbahet një festival i pjellorisë. Përfaqësuesit e të gjitha vendbanimeve të komunës do t'i tregojnë frytet e punës dhe natyrës në Parkun e Qytetit të Shabllës. Programi përfshin konkurse për perimet më të mëdha, stendë të rregulluar më mirë, stendë më të pasur, pjata më të shijshme lokale dhe kombëtare dhe shumë më tepër. Ekspozita ka karakter konkurrues dhe ka çmime për fituesit.
“Vetë viti nuk ishte edhe aq pjellor për shkak të mungesës së reshjeve – komentoi për BNR kryetari i komunës së Shabllës Marijan Zheçev. – Binte shi në të gjithë Bullgarinë, por këtu nuk kishte aspak reshje. Dhe duke pasur parasysh këtë, disa nga kulturat që kultivohen tradicionalisht nuk kanë rendimente të mira, por fermerët thonë – "Nuk ka sëmundje në vitet e thata". Pra jemi optimistë", thotë Marijan Zheçev. Për festivalin e pjellorisë po mbërrijnë në qytet artistë të ndryshëm folklorikë, është planifikuar një program i pasur folklorik. Do të ketë një revy të kostumeve popullore dhe do të demonstrohet një mënyrë tradicionale e shtypjes së rrushit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: shabla.bg
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..