Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha Marianna Krësteva për BTA. Vlerësimi i shkëlqyer u dha nga turistët britanikë të cilët ndanë mendimin e tyre në një sondazh.
Muzeu i Varnës është ndër vendet më të preferuara të turistëve bullgarë dhe të huaj. Ata mund të mësojnë për historinë detare dhe ushtarako-detare të Bullgarisë, të shikojnë eksponate të ndryshme, si për shembull gjetje nga shtrati i detit, spiranca që nga antikiteti deri në kohët moderne. Ekspozita përfshin gjithashtu armatime, instrumente lundrimi, modele anijesh, uniforma dhe dekorime. Muzeu paraqet të vetmet dekorime për hundën e anijeve nga periudha të ndryshme të Bullgarisë. Pjesë e ekspozitës është edhe anija “Drëzki” nga Lufta Ballkanike, e cila është e vetmja anije siluruese e kësaj klase e ruajtur në botë.
Deri në fund të tetorit, vizitorët në muze mund të shikojnë ekspozitën e përkohshme me titull "Arma e ftohtë në ushtrinë bullgare – simbol i trimërisë dhe nderit". Ajo ekspozon mostra nga koha e Çlirimit në vitin 1878 deri në fund të periudhës monarkike në 1946.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Navalmuseumvarna, ВТА
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror..
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave..
"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..
Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec” , do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i..