Për të gjithë bullgarët, kudo në botë, 22 shtatori është një ditë feste.
Më 22 shtator Bullgaria shënon 115 vjet nga ajo ditë e shënuar e vitit 1908, kur Mbreti Ferdinan e shpalli Pavarësinë e saj.
Njohja e Pavarësisë së Bullgarisë ishte një proces i gjatë, për të cilin po punojnë të gjitha qeveritë e Bullgarisë së pasçlirimit. Pas bisedimeve të vështira, më 6 prill të vitit 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë. Kështu shteti ynë u bë shtet me të drejta të barabarta të shteteve të tjera dhe 30 vjet pas Çlirimit u rishfaq në hartën e Evropës.
Në historinë tonë të re, 22 shtatori u shpall festë zyrtare me vendim të Kuvendit Popullor më 10 shtator të vitit 1998.
Pikërisht kësaj përvjetori ia kushtojmë programin e sotëm të Radio Bullgarisë.
Në “Këngën e ditës” do t’ju ofrojmë një këngë emblematike popullore bullgare “Doli Delju kaçak” në interpretim të këngëtares së njohur Nadezhda Hvojneva.
Ju urojmë minuta të këndshme!
Gëzuar Krishtlindjet! Në këtë program festiv më parë do t’ju tregojmë për ringjalljen e një tradite disi të harruar të bërjes së lodrave prej qelqi të Pemës së Krishtlindjeve. Pas kësaj, do t’ju ofrojmë një buqetë të tërë me..
Gëzuar Krishtlindjet! Ekipi i Radio Bullgarisë uron të gjithë miqtë tanë që festojnë sot! Ju urojmë nga zemra shumë shëndet, dashuri dhe ngrohtësi në familjet tuaja. Le t'ju sjellë Viti i Ri ëndrra të realizuara dhe mundësi të reja! Të dashur miq, ju..
Nata e Lindjes së Krishtit në kulturën tonë folklorike njihet me disa emra. Natyrisht, më shpesh ne e quajmë atë Natën e Buzmit. Në botën e krishterë Lindja e Krishtit pranohet si një festë e shpresës, e cila lind për të përmbushur zemrat e..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Të mos jemi vetëm” nga Sllavin Sllavçev..
Përshëndetje, të nderuar miq! Në fillim të programit tonë më 22 janar 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e..