Më 22 shtator të vitit 1908, tri dekada pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, e cila e çliroi vendin tonë, Bullgaria shpalli Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Kështu, Pavarësia e ëndërruar nga bullgarët nuk u realizua menjëherë, sepse Traktati i Shën Stefanit arritur më 19 shkurt të vitit 1878, i cili i dha fund luftës dhe përcaktoi kufijtë e territoreve origjinale etnike të Bullgarisë, ishte i një natyre të përkohshme.
Fati i vërtetë i bullgarëve u vendos disa muaj më vonë më 13 korrik në Berlin. Atje, Fuqitë e Mëdha nënshkruan një traktat që ndau tokat e banuara kryesisht nga bullgarët.
Nga Bullgaria Veriore dhe rrethi i Sofjes u formua Principata e Bullgarisë, e cila ishte vasale e Perandorisë Otomane. Territori në jug të malit Stara Pllanina u caktua si krahina autonome – Rumelia Lindore. Trojet e populluara me bullgarë në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë iu kthyen sulltanit. Të gjitha ato fakte arsyetuan që lufta për bashkimin dhe pavarësinë kombëtare të shndërrohet në prioritet të të gjithë bullgarëve dhe të shtetit të ri bullgar në dekadat e para të ekzistencës së tij. Dhe hapi i parë i suksesshëm në këtë drejtim ishte Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore që u realizua më 6 shtator të vitit 1885. Megjithatë edhe pas këtij akti shteti mbeti vasal i Perandorisë Osmane. Dhe për shpalljen e Pavarësisë së plotë nga Perandoria Osmane, duhej të priste deri në vitin 1908.
Në plan ndërkombëtar dhe në të tëbrendshëm, Bullgaria ishte në një pozitë të pafavorshme - ende ligjërisht e varur nga Porta e Lartë, ajo vuante nga një sërë kufizimesh. Edhe pse i lirë, ajo mbetej i vetmi vend në Ballkan që ende nuk e kishte fituar pavarësinë e plotë. Përpjekjet për ta shpallur atë u menduan disa herë, por vetëm në vitin 1908 situata e jashtme politike ishte e përshtatshme për këtë akt të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.
Në Perandorinë Osmane shpërtheu i ashtuquajturi Revolucioni Xhonturq, tek i cili u përqendrua plotësisht vëmendja e perandorisë. Pikërisht atëherë Austro-Hungaria vendosi të aneksojë dy ish-provincat osmane Bosnjë-Hercegovinë. Në këtë mënyrë ajoe para e theu Traktatin e Berlinit.Në të njëjtën kohë, një grevë shpërtheu në Hekurudhat Lindore - një kompani koncesionare perëndimore që vepronte gjithashtu në tokat vasale të Perandorisë Osmane. Ekzistonte një dobësi e përgjithshme e regjimit të atëhershëm turk dhe diplomacia e re bullgare arriti të përfitonte nga situata.Qeveria e kryesuar nga Aleksandër Malinov bind Princin bullgar Ferdinand të shpallë Pavarësinë e Bullgarisë.
Kryeqyteti i lashtë Tërnovo u zgjodh vendi për ngjarjen solemne. Princi, i cili më 22 shtator të vitit 1908 u bë “mbret i bullgarëve”, shpalli Pavarësinë e Bullgarisë në kishën “Dyzet Martirët e Shenjtë” me një manifest, i cili më pas iu lexua njerëzve – në kalanë historike Carevec. Me këtë akt, në praktikë u hodhën poshtë edhe lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare rruhet incizimi i zërit të aktorit nga qyteti Veliko Tërnovo Sava Dimitrov, i cili vite me radhë hyn në rolin e Ferdinandit, për të lexuar manifestin e shpalljes së pavarësisë:
“Më 19 shkurt 1878 e shkëputëm litarin e robërisë pesëshekullore të Bullgarisë, e cila dikur ishte aq e madhe dhe e lavdishme. Që atëherë deri më sot, tashmë 30 vjet, populli bullgar punon pa pushim për mirëqenien e viseve të veta të bukura dhe nën udhëheqjen time dhe atë të princit Aleksandër krijoi një shtet që meriton të bëhet anëtar me të drejta të barabarta në familjen e popujve të qytetëruar. Populli im gjithmonë ka qenë paqedashës dhe sot ëndërron për përparim kulturor dhe ekonomik. Prandaj asgjë nuk duhet të pengojë Bullgarinë, asgjë nuk duhet të vonojë përparimin e saj. Kjo është dëshira e popullit, i tillë është vullneti i tij...
I frymëzuar nga kjo vepër e ndritur, për t'iu përgjigjur nevojave të shtetit dhe dëshirës së popullit, me bekimin e Më të Lartit, e shpall Bullgarinë e bashkuar më 6 shtatorin të vitit 1885 si një Mbretëri të Pavarur bullgare dhe së bashku me popullin tim thellësisht besojmë se ky akt i yni do të gjejë miratimin e Fuqive të Mëdha dhe simpatinë e mbarë botës së ndritur. Rroftë Bullgaria e lirë dhe e pavarur! Rroftë populli bullgar!”, thuhet në Manifest.
Pavarësia e Bullgarisë, u shënua në të gjithë vendin në të njëjtën ditë. Veçanërisht e rëndësishme ishte festa në qytetin tonë të Detit të Zi, Burgas, ku u luajt për herë të parë Himni i Pavarësisë. Autori ishte Georgi Shagunov – drejtues bande i Regjimentit të 24-të të Këmbësorisë së Detit të Zi. Porhimni mbeti i harruar për shumë vite. E gjetur në arkivin e kompozitorit, ai u rikthye në jetë në fillim të mijëvjeçarit të ri.
Njohja e Pavarësisë së Bullgarisë është një proces i gjatë, për të cilin po punojnë të gjitha qeveritë e Bullgarisë së pasçlirimit. Pas negociatave komplekse, më 6 prill të vitit 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarishtnga Porta e Lartë. Kështu shteti ynë u bë shtet me të drejta të barabarta të shteteve të tjera dhe 30 vjet pas Çlirimit u rishfaq në hartën e Evropës.
Në historinë tonë të re, 22 shtatori u shpall festë zyrtare me vendim të Kuvendit Popullor më 10 shtator të viti 1998.
Redaktore: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BТА, BGNES, gabrovo.bg, bg.wikipedia.org, arkiv
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm..