Prokuroria e qytetit të Sofjes ngarkoi Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore të kontrollojë pronësinë e kishës “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si Kisha Ruse, pas dy sinjaleve të një grupi përfaqësuesish të popullit dhe shoqatës civile “Boec”.
“Në rrjedhën e saj do të konstatohen fakte dhe rrethana në lidhje me pronësinë dhe të drejtën e shfrytëzimit të tokës si terren dhe të godinës së kishës ortodokse”, sqaroi zëvendës prokurori i qytetit Hristo Krëstev.
Sipas prokurorisë, çështja ka dy aspekte – e para është e drejta e pronës si e drejtë civile dhe e dyta ka të bëjë me kanunet e kishës ose të drejtën kanonike. Një veçori tjetër është se nëse konstatohet një krim i kryer nga një person me status diplomatik, ndaj tij nuk mund të fillohet asnjë ndjekje penale.
Nga prokuroria njoftuan gjithashtu se do të kërkojnë raportin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore, i cili çoi në dëbimin e tre priftërinjve nga Kisha Ruse me dyshimin për spiunazh për Moskën.
Nga data 7 deri më 20 korrik, Forcat Detare të Bullgarisë po zhvillojnë stërvitjen e 29-të Kombëtare Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “BRIZ 2025”, njoftoi shtabi i Forcave Detare. Stërvitja zhvillohet në ujërat territoriale dhe zonën ekskluzive..
Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si pasojë, eksporti i përgjithshëm i vendit do të ulet me 0.49% në baza vjetore krahasuar me vlerat e..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe Stojan Karaivanov (bandoneon). Së bashku me muzikantët e Filarmonisë së Plevenit, ata do t’i çojnë..
Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën..
Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të votojë të premten mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov, për dështim në politikën e..
Raporti vjetor i Parlamentit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE u miratua sot në Strasburg..