“Vjeshta është koha për të korrur atë që është mbjellë, për të festuar arritjet, për të bërë bilancin. Vjeshta është ai momenti i bukur kur natyra na paraqet spektaklin e saj më të bollshëm –të fundit të stinës para se të bie në gjumë. Këtë vjeshtë festojmë bukurinë e natyrës dhe nevojën për ta ruajtur atë” – kjo është ftesa për "Festën e Natyrës" në Parkun Jugor në Sofje e cila është e para e këtij lloji. Të shtunën, më 30 shtator, mund të marrim pjesë në vëzhgimin e shpendëve rreth parkut së bashku me ornitologët ose në një bisedë dhe aktivitete vizuale në lidhje me zonat e lagështa me fokus Moçalin e Dragomanit.
Aktivitete të shumta janë planifikuar edhe për më të rinjtë, nën titullin "Njihuni me aktorët e egër të Rodopeve Lindore". Dita do të mbyllet me ndarjen e Çmimeve Vjetore për Biodiversitetin dhe Klimën. Festivali është pjesë e projektit "Natyra nuk ka zë, ajo na ka neve", i cili synon të popullarizojë punën për ruajtjen e pasurisë natyrore të vendit tonë, që bëhet nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit të bashkuara në koalicionin "Për të pasur ende natyrë në Bullgari".
Projekti "Natyra nuk ka zë, ajo na ka neve" zhvillohet nga Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit në partneritet me "Ballkani i Gjelbër" dhe me mbështetjen financiare të Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë në kuadër të Fondit Qytetarët aktivë të Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..