Kisha Ortodokse kremton sot festën kishtare të Qefinit të Virgjëreshës së Shenjtë. Në shumicën e gjuhëve sllave, fjala "qefin" do të thotë "mbulesë" dhe "mbrojtje".
Festa është krijuar për të nderuar shfaqjen e Nënës së Zotit në Kostandinopojë. Kjo shenjë e jashtëzakonshme ndodhi në gjysmën e parë të shekullit të dhjetë. Në kishën e Vllahernës, pranë portave të qytetit, gjatë vigjiljes së natës, Shën Andrea dhe disa persona të tjerë panë Nënën e Zotit, të shoqëruar nga Shën Joan Pagëzuesi, Shën Joan Teologu dhe apostuj dhe engjëj të tjerë. Ajo shkoi në qendër të tempullit, u gjunjëzua dhe qëndroi në lutje për një kohë të gjatë me fytyrën e mbuluar me lot. Pastaj ajo hoqi qefinin e saj dhe mbuloi njerëzit me të në shenjë mbrojtjeje. Në atë kohë - në vitin 910, banorët e qytetit u kërcënuan nga një pushtim barbar, por pas shfaqjes së Nënës së Zotit, rreziku kaloi dhe qyteti u shpëtua nga gjakderdhja dhe vuajtjet.
Në shenjë mirënjohjeje për mbrojtjen e Nënës së Zotit, kisha e caktoi këtë ditë si një festë të rëndësishme të krishterë të quajtur Qefini (Mbrojtje) i Shën Marisë dhe për shkak të mënyrës se si Virgjëresha i shpëtoi ata që luteshin. Ajo festohet vetëm në vendet sllave – ndoshta sepse Shën Andrea, i cili pati një vizion për të, ishte me origjinë sllave.
Shumë kisha dhe manastire ortodokse në Bullgari mbajnë emrin Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..