Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë – një festë e madhe për të krishterët ortodoksë

Foto: BТА

Kisha Ortodokse kremton sot festën kishtare të Qefinit të Virgjëreshës së Shenjtë. Në shumicën e gjuhëve sllave, fjala "qefin" do të thotë "mbulesë" dhe "mbrojtje".

Festa është krijuar për të nderuar shfaqjen e Nënës së Zotit në Kostandinopojë. Kjo shenjë e jashtëzakonshme ndodhi në gjysmën e parë të shekullit të dhjetë. Në kishën e Vllahernës, pranë portave të qytetit, gjatë vigjiljes së natës, Shën Andrea dhe disa persona të tjerë panë Nënën e Zotit, të shoqëruar nga Shën Joan Pagëzuesi, Shën Joan Teologu dhe apostuj dhe engjëj të tjerë. Ajo shkoi në qendër të tempullit, u gjunjëzua dhe qëndroi në lutje për një kohë të gjatë me fytyrën e mbuluar me lot. Pastaj ajo hoqi qefinin e saj dhe mbuloi njerëzit me të në shenjë mbrojtjeje. Në atë kohë - në vitin 910, banorët e qytetit u kërcënuan nga një pushtim barbar, por pas shfaqjes së Nënës së Zotit, rreziku kaloi dhe qyteti u shpëtua nga gjakderdhja dhe vuajtjet.

Në shenjë mirënjohjeje për mbrojtjen e Nënës së Zotit, kisha e caktoi këtë ditë si një festë të rëndësishme të krishterë të quajtur Qefini (Mbrojtje)  i Shën Marisë dhe për shkak të mënyrës se si Virgjëresha i shpëtoi ata që luteshin. Ajo festohet vetëm në vendet sllave – ndoshta sepse Shën Andrea, i cili pati një vizion për të, ishte me origjinë sllave.

Shumë kisha dhe manastire ortodokse në Bullgari mbajnë emrin Qefini i  Virgjëreshës së Shenjtë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD