Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, mbeti e treta në renditjen përfundimtare. Krësteva dhe Gekamburu e përfunduan turneun me nga 8.5 pikë, por fitorja në ndeshjen finale i solli medaljen e artë shahistes nga Amerika e Jugut. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikanja Carissa Yip, e cila gjithashtu shënoi 8.5 pikë.
Bellosllava Krësteva tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ se është ambicioze që të luajë sërish në turne në vitin 2024.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..