Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, mbeti e treta në renditjen përfundimtare. Krësteva dhe Gekamburu e përfunduan turneun me nga 8.5 pikë, por fitorja në ndeshjen finale i solli medaljen e artë shahistes nga Amerika e Jugut. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikanja Carissa Yip, e cila gjithashtu shënoi 8.5 pikë.
Bellosllava Krësteva tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ se është ambicioze që të luajë sërish në turne në vitin 2024.Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30 çiklistësh do të ngasin për dhjetë ditë përgjatë shtigjeve bregdetare pyjore, fushore, shkëmbore dhe..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Gjimnastja më e mirë bullgare Stiljana Nikollova do të mungojë në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 27 prill në Tashkent të Uzbekistanit. Kështu, në garën individuale, Bullgaria do të përfaqësohet nga Eva..
Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit, docent Stojan Andonov, hapi Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza në Sofje. Më shumë se 370..