Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Marrëdhëniet BE-Kinë në “udhëkryq”

Për çekuilibrin në marrëdhëniet tregtare dhe qëndrimet e të dy vendeve

Foto: Flickr/Arkivi i Këshillit Evropian

Bashkimi Evropian po kërkon në mënyrë aktive zgjidhje për marrëdhëniet e fundit ekonomike "të mprehta" me Pekinin. Këtë e dëshmojnë vizitat në Kinë të tre komisionerëve të ndryshëm evropianë brenda dy javëve të fundit.

Kina është një furnizues i rëndësishëm për një sërë sektorësh. Megjithatë, u ndërmor një hap i parë konkret kundër mbështetjes konkurruese shtetërore për teknologjitë e gjelbra në Kinë:

Komisioni Evropian ka nisur një hetim për subvencionet shtetërore kineze për automjetet elektrike. Evropa nuk është kundër konkurrencës, por duhet të mbrohemi nga praktikat e padrejta” – kjo kërkesë e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rreth tre javë më parë, shkaktoi pakënaqësinë e Pekinit, sepse hetimi mund të çojë në vendosjen e detyrimeve ndëshkuese ndaj kinezëve për makinat që ofrohen me një çmim më të ulët në dëm të konkurrencës europiane. Ministria e Tregtisë e Kinës e dënoi masën si "një proteksionizëm flagrant". Edicioni evropian Politico vëren se hetime të tilla zakonisht zgjasin rreth një vit, që do të thotë se Komisioni i ardhshëm Evropian do të duhet të vendosë nëse do të fillojë një luftë tregtare me Kinën, e cila do të prekte veçanërisht Gjermaninë. Në fakt, hetimi për Kinën është pjesë e planit të BE-së për të "ç'rrezikuar" marrëdhëniet.

Kina shpreh shqetësimin e saj serioz dhe pakënaqësinë e saj me planin evropian të hetimit për makinat elektrike kineze. Shpresojmë që pala evropiane t'i qaset çështjes me kujdes dhe të vazhdojë të ruajë një treg të lirë dhe të hapur. Kjo është e mirë për konsumatorët evropianë, zhvillimin evropian të gjelbër dhe me karbon të ulët dhe bashkëpunimin global për mbrojtjen e klimës”, tha zëvendëskryeministri kinez He Lifeng në Pekin para Komisionerit Evropian të Tregtisë Valdis Dombrovskis, i cili, nga ana tjetër, foli për deficitin e madh tregtar me Kinën, që ka arritur pothuajse 400 miliardë euro:

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian regjistroi një tregti dypalëshe rekord me Kinën prej 865 miliardë eurosh. Por me një deficit tregtar prej gati 400 miliardë eurosh për BE-në situata është e pabalancuar. Ne duhet të mbrohemi në situata ku abuzohet me qëndrimin tonë të sinqertë. Por desha të nënvizoj se BE-ja nuk po shkëputet nga Kina dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.


Nga ana e tij, Jens Eskelund - Kryetari i Dhomës Evropiane të Tregtisë në Pekin, pyeti gjithashtu se cilën rrugë do të zgjedhë Kina:

“A do të fokusoheni në forcimin e sigurisë kombëtare dhe autonomisë dhe do të shtrëngoni rregulloret në kurriz të kompanive të huaja, apo do të reformoni dhe hapeni? Pyetja jonë është se çfarë lloj marrëdhënieje do të kemi? Kemi një situatë ku Kina eksporton rreth tre herë më shumë në Evropë sesa eksporton Evropa në Kinë. Kemi arritur nivele të paqëndrueshme dhe kjo po bëhet një çështje politike. Ne shpresojmë fuqimisht që Kina do të shqyrtojë se si të ribalancojë marrëdhëniet tona.

Dombrovskis ngriti edhe një çështje tjetër të rëndësishme – se kompanitë evropiane po vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre në vend duke pasur parasysh ligjin e rreptë në fushën e sigurisë dhe mjedisin e "politizuar", sipas tij, të biznesit.

“Shumë kompani dyshojnë në pozicionin e tyre në këtë vend. Ata pyesin nëse marrëdhëniet në të cilat dy vendet kanë fituar në dekadat e fundit nuk do të kthehen në humbje në vitet e ardhshme. Ligjet e reja të marrëdhënieve me jashtë dhe kundër spiunazhit shkaktojnë një shqetësim të madh për komunitetin tonë të biznesit. Kompanitë evropiane nuk i kuptojnë plotësisht detyrimet e tyre – një faktor që minon rëndë besimin dhe pengon investimet e reja në Kinë.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová, gjithashtu foli për këtë gjatë vizitës së saj në Pekin në fillim të shtatorit:

Askush nuk po kritikon ligjet kineze. Ne vetëm duam që ato të jenë të qarta dhe relativisht të lehta për t'u zbatuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin u përgjigj:

Kina nuk është një burim rreziqesh, por një forcë e fortë për të parandaluar dhe neutralizuar rreziqet. Qoftë për ruajtjen e stabilitetit financiar, frenimin e inflacionit apo reagimin ndaj krizave energjetike dhe arritjen e një transformimi të gjelbër, Kina është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues i Bashkimit Europian.


Dombrovskis tha se Brukseli dhe Pekini do të rifillojnë diskutimet periodike mbi çështjet makroekonomike dhe financiare. Një nga mesazhet e Dombrovskis ishte se ashtu siç bota ka nevojë për Kinën, kështu edhe Kina ka nevojë për botën. Më shumë informacion për rezultatet e vizitës së delegacionit tregtar evropian na solli zëvendëskryeministri kinez He Lifeng:

Kina është e gatshme të zgjerojë importet në BE dhe shpreson se vendi evropian do të heqë kufizimet në eksportin e produkteve të teknologjisë së lartë në Kinë. Të dy vendet ranë dakord të përshpejtojnë procesin e aksesit në treg për produktet bujqësore evropiane dhe për më shumë produkte bujqësore me cilësi të lartë për të hyrë në tregun kinez.

Ndër prioritetet e theksuara nga Dombrovskis ishte lufta në Ukrainë, të cilën Kina refuzon ta dënojë dhe e paraqet veten si një vend neutral, megjithëse i ofron Moskës mundësi diplomatike dhe financiare ndërsa Rusia është në izolim ndërkombëtar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në aleanca. Në këtë kontekst, është e vështirë për ne të kuptojmë pozicionin e Kinës. Lufta është një katastrofë globale, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Sabotimi i Rusisë ndaj eksporteve të grurit të Ukrainës dëmton botën në zhvillim. Siguria ushqimore është një prioritet për Kinën. Në takimin me zëvendëskryeministrin Lifeng kërkova forcimin e bashkëpunimit për rikthimin e Iniciativës së Detit të Zi për drithërat, duke punuar paralelisht me Turqinë dhe OKB-në.

A është e mundur të arrihet një ekuilibër midis interesave ekonomike të BE-së dhe Kinës? Përgjigja është e prof. Aleksandër Aleksiev nga Departamenti i Studimeve Kineze në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”:

Pavarësia në rritje gjeopolitike dhe ekonomike midis BE-së dhe Kinës si partnerë reflektohet në një program të përbashkët bashkëpunimi strategjik midis dy vendeve deri në vitin 2020, i cili çon në zgjerimin e bashkëpunimit në një gamë shumë të gjerë fushash, përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë. Por marrëdhëniet e vjetra u përkeqësuan në vitin 2022, si rezultat i qëndrimit të Kinës ndaj agresionit rus në Ukrainë, dhe gjithashtu për shkak të sanksioneve të BE-së në fushën e të drejtave të njeriut dhe për shkak të detyrimit ekonomik dhe agresionit në Ngushticën e Tajvanit, të cilën e ka demonstruar Kina. Kina aktualisht po përkufizohet si një rival sistematik me ndikim politik në rritje që po ndryshon të gjithë strukturën e qeverisjes globale. Mosbalancimi është mjaft i madh. BE-ja është një lojtar i madh. Kina është tashmë partneri i dytë më i madh tregtar i BE-së, pas SHBA-ve, me të cilat ka gjithashtu një bilanc tregtar pozitiv, mjaft të madh.”

Dhe cilat janë arsyet e deficitit të madh tregtar, pse Kina blen më pak nga BE?

Kina do të blejë gjithnjë e më pak sepse, siç e dini, Kina është, le të mos themi në recesion, por ka një ngadalësim të ekonomisë. Kjo periudhë e rritjes në rënie është një nga arsyet se pse ajo po blen gjithnjë e më pak. Një arsye tjetër kryesore është politika e brendshme. Kina aplikon një politikë të re sipas së cilës ajo prodhon shumicën dërrmuese të burimeve të veta dhe importon nga jashtë vetëm ato që nuk mund t’i prodhojë vetë."

Aleksandër Aleksiev, profesor i studimeve kineze në Universitetin e Sofjes, analizon fazën e marrëdhënieve ekonomike midis Brukselit dhe Pekinit:

BE-ja gradualisht po bëhet shumë e varur, për shembull, nga elementët dhe metalet e rralla të tokës me të cilat prodhohen bateritë - komponenti kryesor për makinat elektrike dhe automjetet e tjera. Përveç kësaj, Bashkimi Evropian mbështetet në një furnizues të vetëm për gati 98 për qind të furnizimit të tij me metale të rralla dhe kjo është Kina. Duke pasur parasysh politikën që e sjell Kinën në lidhje të ngushtë me mbështetjen e politikës së Rusisë dhe luftës së saj të gabuar, dhe shembullit rus të shndërrimit të furnizimeve me hidrokarbure në armë, ekziston gjithashtu rreziku që Kina t'i kthejë këta elementë të rëndësishëm për prodhimin e makinave në një instrument nga i cili do të varet Evropa dhe me të cilin do të ushtrohet presion. Presidenti Xi Jinping dëshiron që vendi i tij të ketë fuqinë për të ndikuar në sistemin ndërkombëtar për të imponuar agjendën e vendit të tij.

Prof. Aleksiev komentoi hetimin e shpallur nga Ursula von der Leyen për subvencionet e mëdha shtetërore për makinat elektrike kineze:

BE nuk dëshiron të përsërisë gabimin që ndodhi me panelet diellore, kur prodhuesit kinezë përfituan nga subvencionet evropiane dhe kjo çoi në likuidimin e prodhuesve vendas dhe zëvendësimin e tyre me importet kineze të paneleve diellore të lira, të subvencionuara evropiane. Edhe pse kemi një tranzicion të gjelbër drejt emetimeve të ulëta të karbonit, ai nuk mund të jetë në kurriz të shkatërrimit të prodhimit. Në mjedisin aktual gjeopolitik, BE-ja nuk duhet ta lejojë veten të jetë sërish e varur nga një furnizues i jashtëm. Hetimi duhet të provojë se Kina po abuzon me çmimet duke i shitur makinat BE-së me një çmim më të ulët se sa kushton në fakt prodhimi i tyre. Megjithatë, kjo është shumë e vështirë të vërtetohet”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD