Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

102 vjet nga vdekja e patrikut të letërsisë bullgare

“Shporta jote është plot mjedra të kuqe” - Ivan Vazov u mahnit nga bukuria e natyrës përreth qytetit Berkovica

7
Shtëpia-muze e Ivan Vazov në Berkovica punon pa ditë pushimi
Foto: Veneta Nikollova

Berkovica, një qytet i vogël provincial, i zhytur në gjelbërim, i strukur në këmbët e majës madhështore Kom /2016 m/, ruan ende kujtimin për shkrimtarin Ivan Vazov. Patriku i letërsisë bullgare banonte këtu nga marsi i vitit 1879 deri më 18 shtator të vitit 1880 dhe pranon se kjo ishte një nga periudhat më të frytshme të jetës së tij. Në Berkovica, ai mbante postin e lartë - kryetar i Gjykatës së Qarkut të Qytetit. Para kësaj, ai punonte për ca kohë në Rusçuk si nëpunës. Atje ai u diagnostikua me një sëmundje të mushkërive dhe mjekët i rekomanduan që të ndryshonte klimën e lagësht të Danubit me ajër të pastër malor.

Lexoni edhe:

Dhoma e Vazov në Shtëpinë Ipeklijska

Kështu, 29-vjeçari Vazov, i cili tashmë ishte një poet i njohur, zgjodhi të vendoset në rrëzë të malit Stara Pllanina. Në atë kohë, Berkovica ishte një qytet artizanal me rrugë të ngushta e të gjata me kalldrëm dhe dy kisha. Poeti i ri u vendos në të ashtuquajturën Shtëpi Ipeklijska. Në të, ai përdorte vetëm dhomën në katin e dytë, e cila ishte më e madhja me gdhendje unike në dru në tavanet dhe dollapët. Sot shtëpia është kthyer në një muze të Vazovit. Hyjmë nga porta e vogël prej druri, kalojmë nëpër një oborr me kalldrëm ku rriten barbarozë dhe buxus.

Kalinka Petrova – cicerone në shtëpinë-muze të Vazov

Në hyrje na pret ciceronia e muzeut - Kalinka Petrova, e cila me emocion të pambuluar tregon për jetën dhe krijimtarinë e Vazovit në qytetin e vogël malor dhe madje reciton me entuziazëm poezitë e tij:

“Në komoditetin e kësaj shtëpie, nën penën e tij, lindin disa nga poezitë e tij më të mira. Do të filloj me poezinë time të preferuar, “Mjedra”:

Prit, o vash, prit për të shikuar

Sytë e tu të kaltër.

Shporta jote është plotë

mjedra të kuqe

me gishtat tuaj rozë

ti e vilje nga agimi

ti e vilje dhe këndoje

në mes të pyjeve malore.

Shtëpia muze e Vazov në Berkovica daton nga fillimi i shekullit XIX

Ai u frymëzua nga vajzat që vilnin mjedra në pyjet përreth qytetit dhe të cilat në mbrëmje ktheheshin me shporta plot mjedër. Ato i përkëdhelnin shpirtin me të qeshura dhe ngacmimet. I dehur nga bukuria dhe puna e tyre e palodhur, Vazov shkroi këtë poezi të bukur, e cila është si një himn i qytetit Berkovica dhe që përcillet brez pas brezi. Këtu ai krijoi disa nga veprat e tij më të famshme, duke përfshirë vjershën “Në Kom”.

Nga këtu syri nuk gjen pengesa.

Universi I zbutur shtrihet para meje.

Shpirti merr frymë me krenari. Nga këto male

mendja për diçka të ndritshme, të madhe synon.”

Poeti i ri ishte magjepsur nga Berkovica, nga natyra e malit Stara Pllanina, nga kontaktet me vendasit. Dhe patjetër ai e gjeti dashurinë:

“Gjatë këtyre 17 muajve të qëndrimit, ai bëhet fizikisht më i fortë, më i shëndoshë, i skuqur, shëtitjet në bjeshkët e malit Stara Pllanina, ajri i pastër, uji i ndikuan mrekullisht! Këtu kishte edhe të dashurën e tij – bukuroshen 19-vjeçare Zihra. Nuk ka asnjë foto të saj, por ishte një vajzë me flokë të zeza dhe sy të zinj. Ajo dinte të fliste bukur dhe sillej me dinitet. Dhe miqësia mes tyre u kthye në dashuri të stuhishme. Duke u nisur më vonë në Plovdiv, ai ia kushtoi asaj poezinë “Zihra” - tregon Kalinka Petrova.

I riu Vazov këndon natyrën madhështore të malit Stara Pllanina në krijimtarinë e tij

Ivan Vazov konsiderohet gjithashtu themeluesi i turizmit në qytetin Berkovica. Në rrëzë të majës Kom, jo ​​shumë larg kasolles së re “Kom”, ndodhet i ashtuquajturi “Vasov Kamëk” (Guri i Vazovit), nga ku poetit i pëlqente të sodiste hijeshitë e malit Stara Pllanina në rajonin e qytetit Berkovca dhe të frymëzohej.

Në vjeshtën e vitit 1880, patriarku i letërsisë bullgare u largua nga Berkovica dhe u vendos për ca kohë në Plovdiv, ku merrte pjesë aktive në jetën publike të Bullgarisë së pasçlirimit.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD