30 minuta larg qendrës së kryeqytetit dhe më saktë në fshatin Ravno Pole të Sofjes, ka nisur ndërtimi i një prej komplekseve më të mëdha të spave në Evropë, mësojmë nga investor.bg. Resorti i ri do të përbëhet nga 18 pishina me një sipërfaqe totale mbi 4000 m2 dhe me ujë mineral me temperaturë 57.5 gradë si dhe 20 rrëshqitëse uji me gjatësi totale 1.2 km, ndër të cilat do të jetë edhe rrëshqitësja më e lartë në Bullgari. Mysafirët do të ecin në zona të gjelbra të mbjella me mbi 500 palma natyrore të sjella nga destinacione të ndryshme ekzotike.
.
Kompleksi do të ketë një hotel me 5 yje me një qendër luksoze kurative që ofron procedura shërimi me ujë mineral, kripë, baltë, elektroterapi etj., do të ketë gjithashtu ambiente të shumta ngrënieje dhe argëtimi, si dhe kazino. Sipërfaqja totale e ndërtuar do të jetë mbi 52 mijë metra katrorë. Është planifikuar gjithashtu një linjë e rregullt autobusi, e cila do të lidhë Sofjen me atraksionin e ri.
Afati për realizimin e projektit është 3 vjet. Investitorët janë një kompani bullgare me përvojë shumëvjeçare në fushën e shërbimeve turistike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Pas realizimit të projektit, ai do të jetë në top 5-shen e Europës për nga përmasat, parashikojnë ekspertët. Objekti më i afërt i ngjashëm ndodhet aktualisht në Bukuresht.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të..