Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov do të luajë në fazën e 16-të në Shangai

Grigor Dimitrov
Foto: Reuters

Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut Masters në Shangai. Bullgari i renditur nën numrin e 18 eliminoi të renditurin e 13-të Karen Haçanov nga Rusia me 7:6(6) dhe 6:4 pas një orë e 57 minuta lojë.  Tenisti bullgar ishte më vendimtar në momentet kyçe, megjithëse ndeshja u ndërpre përkohësisht për shkak të shiut. Dimitrov tani ka katër fitore në katër ndeshje kundër Haçanov.

Në fazën e 16-të në Shangai, Dimitrov mund të përballet me liderin në skemë Karllos Allkaras. Më vonë sot, spanjolli numër dy i botës do të luajë kundër britanikut Daniell Evans.

Dimitrov hum të tria ndeshjet e tij kundër Allkaras deri më tani, ku dy prej tyre u luajtën në vitin 2023. Bullgari luajti gjashtë herë kundër Evans dhe bilanci i tyre është 3 me 3 fitore.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vrapuesit festojnë Bashkimin me një maratonë stafetash

Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..

botuar më 25-09-06 6.05.PD
Alksandër Vasilev

Dy bullgarë arritën në çerekfinalet e US Open

Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..

botuar më 25-09-04 10.54.PD
Ivan Ivanov

Ivan Ivanov kalon në raundin e tretë të US Open

Kampioni i Wimbledon  për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..

botuar më 25-09-03 10.59.PD