Që nga fillimi i vitit u parandaluan 158 mijë tentativa për të kaluar kufirin bullgaro-turk. Kjo paraqet një rritje nga viti 2022, kur u raportuan 115 000.
Numri i të arrestuarve brenda vendit u rrit me 108% për muajt qershor, korrik, gusht dhe shtator. Këto të dhëna iu prezantuan kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Volfgang Sobotka, i cili së bashku me kryetarin e parlamentit bullgar Rosen Zheljazkov kontrolluan se si ruhet kufiri bullgaro-turk dhe në çfarë gjendje është rrethoja atje. Sobotka vlerësoi lartë punën e autoriteteve bullgare kufitare.
Bullgaria po përpiqet të bindë Austrinë dhe Holandën - të vetmet që aktualisht nuk e lejojnë Bullgarinë të hyjë në Shengen - të ndryshojnë qëndrimin e tyre.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..