Qeveria anuloi vendimet e kabineteve të mëparshme të vitit 2018 dhe 2012 lidhur me ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari - "Belene". Vendimet i referohen shpalljes së zonës së centralit të Belenës si objekt me rëndësi kombëtare dhe zhvillimit të negociatave me investitorët dhe prodhuesit e mundshëm të pajisjeve. Me vendimin e sotëm të kabinetit, caktohet ministri i energjisë që të marrë masa për përfundimin e procedurës së shpallur nga Kompania Elektrike Kombëtare për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene” dhe njoftimin e kandidatëve të preferuar për paraqitjen e ofertave, me të cilët ishte nënshkruar një marrëveshje e konfidencialitetit.
Më 21 gusht në Athinë, në një takim midis kryeministrit Nikollaj Denkov dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, pala ukrainase konfirmoi interesin e saj për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga centrali i parealizuar “Belene” dhe pajisjet e tyre.Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë persona për kilometër katror jetojnë në vendin tonë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i..
Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Aeroplani u prit nga Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari..
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit...
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra..
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë..