“Dëgjohen sirenat, pastaj ndalojnë dhe fillojnë kërcitjet, gjëmimet... Nuk e dini nëse pas 3-4 sekondash do të mbijetoni!” – kështu muzikanti bullgar Vasko Vasilev – Bazilio nga Kori i Përzier i BNR dhe bashkëshorti i ish-koleges sonë Nataniela Vasileva nga Redaksia e Gjuhës Shqipe, i përshkroi sulmet e para në Izrael, pasi e gjeti veten në epiqendër të veprimeve ushtarake në Tel Aviv. Bazilio ishte një nga bullgarët e parë që u kthyen nga Izraeli në Bullgari pasi vendi ynë u bë një nga të parët që organizoi një mision për evakuimin e shtetasve të vet dhe të huaj pas fillimit të veprimeve ushtarake me “Hamasin”.
Të vdekurit nga të dyja anët e konfliktit kanë kaluar tashmë 3000, shumica prej tyre civilë. Dhjetëra të huaj u vranë, u plagosën, ose u kapën gjatë sulmit të “Hamasit”. Sipas të dhënave të AFP, tani për tani mes tyre nuk ka shtetas bullgarë.
Kryeministri bullgar Nikollaj Denkov shprehu mendimin se konflikti në Izrael është i lidhur si me luftën në Ukrainë, ashtu edhe me serinë e grushteve të shtetit në Afrikë. Thellimi i tij, si dhe zvarritja në kohë, do të ndikonte në çmimet dhe inflacionin në Bullgari, gjë që duhet të merret parasysh në prag të dimrit. "
Diplomati bullgar Stefan Tafrov, ish-ambasador i Bullgarisë në OKB, shprehu mendimin në një intervistë për BNR se situata në Lindjen e Mesme objektivisht i shërben interesat e Rusisë, e cila vepron në rajon nëpërmjet aleatit të saj Iranit. Për të kufizuar përshkallëzimin rajonal të konfliktit, si Izraeli, ashtu edhe SHBA-ja, nuk e kanë fajësuar Iranin deri më tani, tha diplomati, duke shtuar se në momentin që Irani urdhëron “Hezbollahun” të hapë një front të dytë, përshkallëzimi do të fillojë:
“Ajo që ka bërë organizata terroriste “Hamas” në Izrael është e paprecedentë – hyrja në shtëpitë e njerëzve, vrasja e fëmijëve, të moshuarve, grave, rrëmbimi dhe përdhunimi – kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë as në këtë konflikt dhe për këtë arsye shkaktoi tronditje në mbarë botën. Në fakt, plani i “Hamasit” është të provokojë një reagim fillimisht nga vetë palestinezët në Bregun Perëndimor, të provokojë zbulimin e një fronti të dytë në veri, pasi “Hezbollah” e sulmon Izraelin dhe në këtë mënyrë t’i vihet fund izolimit të “Hamasit” në vetë Rripin e Gazës.”
“Arsyeja kryesore që Izraeli të sulmohet është vendosja eventuale e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite, të arritura me ndërmjetësimin e SHBA-së” – është i bindur për këtë edhe arabisti Prof. Vlladimir Çukov. Sipas tij, është e pamundur të organizohet një aksion kaq i madh nga “Hamasi” pa ndihmën e Iranit:
“Irani nuk dëshiron që këto përpjekje diplomatike të japin fryte. Më lejoni t'ju kujtoj se ministri izraelit i transportit ishte në Arabinë Saudite dy ditë para se “Hamas” të fillonte agresionin e tij. Ne duhet të themi qartë dhe hapur se Irani tani dëshiron të tregojë si tradhtarë të gjithë ata që hynë në marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe për të frikësuar princin e kurorës saudit që të mos hyjë në të tilla, sepse Arabia Saudite është një lider fetar i botës islame”, shpjegoi Prof. Çukov, duke shtuar se kjo luftë do të ketë një jehonë të madhe globalisht.
"Ka fuqi botërore që kanë interes që ky konflikt të vazhdojë," tha për BNR Hajri Hamdan, një poete dhe përkthyese me origjinë palestineze që jeton në Bullgari. Sipas saj, çelësat janë në duart e Amerikës dhe Izraelit. SHBA ka baza, mund të ndërhyjnë në sekonda, theksoi ajo. Poetesha është kategorike se çështja duhet të zgjidhet nga rrënjët e saj. Bëhet fjalë për lirinë, për kufijtë e qartë të një shteti palestinez.
“Mendoj se nuk mund të bëhet fjalë për barazi, pasi nuk ka shtet palestinez. Në këtë kontekst, dua t'ju them se pavarësisht të gjitha përpjekjet për depërtimin e popullit palestinez dhe shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve - ata janë një faktor. 5.5 milionë palestinezë nuk mund të jetojnë në një tokë të vogël si Palestina dhe Izraeli dhe të neglizhohen për kaq shumë dekada – tha gazetarja bullgare me origjinë izraelite Zelma Almaleh:
“Ndihem keq vetëm duke imagjinuar gjithë këta fëmijë dhe njerëz paqësorë. Kjo, për fat të keq, është bërë diçka pothuajse e përditshme në botën tonë globale.Do të citoj nga kujtesa Shimon Peres, i cili tha në një intervistë: "Ne do të merremi vesh me arabët kur ata të fillojnë të respektojnë gratë dhe fëmijët e tyre."
Përpiloi: Elena Karkallanova (bazuar në intervistat e Sillvija Velikovës dhe Ljudmilla Zhelezovës, BNR - "Horizont")
Foto: BGNES, BTA, Radostina Biljarska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..