Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet për pushtetin vendor 2023

Planifikimi urban është një politikë që ndërthur logjikën sociale dhe drejtësinë

Arkitekti Todor Bulev: Ndërtesat me lartësi të ndryshme e kthejnë Sofjen në një lloj konglomerati të çuditshëm

Foto: Pixabay

Flitet me shaka se gjatë fushatave elektorale për zgjedhjet lokale duhet të mbyllen mirë dyert e shtëpive. Rrugët po gumëzhijnë nga rinovimet e shumta dhe para se ta kuptoni, dikush mund të asfaltojë korridorin ose kopshtin tuaj. Jashtë shakasë, arkitektura, infrastruktura komunale dhe urbanistika paracaktojnë jetën komunale dhe kjo është veçanërisht e dukshme në qytetet e mëdha si Sofja. Për problemet urbanistike të kryeqytetit bullgar folëm me arkitektin prof. Todor Bulev, pedagog, studiues shumëvjeçar dhe autor i shumë projekteve urbanistike.


Në urbanistikën e shekullit të 20-të u vendos koncepti i planit të përgjithshëm urbanistik, sepse kur projektet janë “pjesë-pjesë”, krijojnë një disharmoni në qytet. Plani i përgjithshëm i zhvillimit është ai që mbulon qytetin në tërësi, shpjegon arkitekti prof. Bulev.

“Plani i parë i përgjithshëm i zhvillimit të Sofjes, edhe pse kushtimisht mund të quhet i tillë, ka qenë menjëherë pas Çlirimit (1878). Ai ka përfshirë “unazën e bulevardit”, e cila është aktuale edhe sot.Bëhet fjalë për bulevardet "Patriarku Evtimi", "Vasill Levski", "Skobelev", "Opëllçenksa" dhe "Slivnica".Ky ishte qyteti në atë kohë.Sot kjo është pjesa e brendshme e bërthamës historike të Sofjes.Pastaj qyteti filloi të rritet, fshatrat përreth u bashkuan.“Plani i Muеsmann-it”* u bë pikërisht në një kohë kur Sofja kishte arritur tashmë një stabilitet relativ në aspektin e rritjes, duke pasur një popullsi prej rreth 300-350,000 vetash.”

Plani i përgjithshëm urbanistik i Sofjes nga viti 1919

Në vazhdim të politikës, urbanistika vendos kufizime mbi ambiciet e individëve dhe institucioneve. Një liri e plotë e shprehjes në qytet është e pamundur dhe urbanistika rregullon marrëdhëniet mes njerëzve në mënyrë që, siç thotë Aristoteli, ata të jetojnë së bashku në emër të një qëllimi fisnik, shpjegon arkitekti Bulev.

Plani i përgjithshëm urbanistik i Sofjes - 1933

“E mira e “Planit të Muеsmann-it” është se ai është shumë i qartë, prandaj edhe tani citohet, por disa nga idetë e tij sot mund të thuhet se janë gjysmë të zhdukura.Më të rëndësishmet prej tyre janë se qyteti duhet të formohet si një grup lagjesh, relativisht të pavarura, të ndara me gjelbërim dhe vetë qendra duhet të ndahet gjithashtu me një gjelbërim të tillë.Në një farë kuptimi, ky është një plan utopik, pasi injoron paksa zhvillimin industrial.Por kjo ide themelore është shumë e rëndësishme.Plani përfshin disa zona ndërtimi me godina me një lartësi shumë të qartë të rregulluar.Kjo është ajo që na mungon shumë tani - rregullimi i lartësisë, gjë që pothuajse ishte braktisur, dhe po shohim që në Sofje shfaqen ndërtesa me lartësi të ndryshme, të cilat e kthejnë qytetin në një lloj konglomerati të çuditshëm.”

Plani i Muesmannit i vitit 1938

"Plani i Muеsmann-it" parashikonte se popullsia e Sofjes do të rritej në një maksimum prej 500000 njerëzish, me rrugë të projektuara për rreth 65 000 makina.Por që në vitin 1965, numri i banorëve të Sofjes ishte rritur në mbi 800 000. Në vitin 1985, qyteti kishte tashmë mbi 1.1 milion banorë. Sot, popullsia është mbi 1.35 milion dhe vetëm makinat e regjistruara janë mbi 1 milion.Bashkë me autobusët dhe mjetet e tjera të mallrave, të gjitha automjetet i afrohen numrit të popullsisë.Rritja e shpejtë kërkon planifikim të ri urban. Në vitin 2006, parlamenti miratoi me ligj një plan të ri zhvillimi urban që përpiqet të frenojë arbitraritetin e investitorëve dhe pronarëve të tokave në ndërtim.

Plani i përgjithshëm urbanistik i Sofjes nga viti 1961. Plani Nejkov

“Parimi i qytetit është që njerëzit të kenë të drejta të barabarta për hapësirë, për ajër, për diell, për akses të lirë në gjelbërim, etj.Për momentin, pavarësisht nga ligji dhe plani aktual i përgjithshëm zhvillimor urban, në Sofje po ndodhin shumë gjëra që nuk ishin parashikuar fillimisht në të dhe gjenden zbrazëtira të veçanta për të arritur deri tek ato.Një nga këto gjëra është dëshira për të ndërtuar ndërtesa mjaft të larta në vende që shpesh nuk janë të përshtatshme për to.Ne u vonuam në vendosjen e rregulloreve dhe kritereve shumë të qarta me të cilat mund të vlerësonim ndikimin e saktë të një ndërtese të lartë në zonën përreth - nuk ka një gjë të tillë në Sofje deri më tani."

Zbatimi i një ligji, sado i mirë qoftë, varet nga shkalla në të cilën shoqëria arrin ta pranojë atë. Nuk ka arsye ta gënjejmë veten, ndërtimi i qyteteve i nënshtrohet kryesisht logjikës ekonomike. Dhe planet e zhvillimit urban përpiqen ta kombinojnë këtë logjikë me logjikën sociale dhe drejtësinë sociale, thekson arkitekti Bulev. Duke folur për godinat e larta që u ndërtuan në vende më të ndryshme në Sofje, biseda arriti edhe te tema e qendrës së qytetit, periferisë së qytetit dhe fatit të arkeologjisë në rezervatin "Serdika-Sredec". Për të gjitha ato do të mund të dëgjoni dhe lexoni në vazhdimin e intervistave me arkitektin prof. Todor Bulev për Radio Bullgarinë.

................

*Arkitekti dhe urbanisti i njohur gjerman Prof. Adolf Muesmann nga Dresdeni i Gjermanisë, hartoi planin urbanistik të Sofjes në vitin 1938. Projektet e tij urbanistike u zbatuan në Shtutgart, Dyseldorf etj.

Foto: Ivo Ivanov, arkiv personal

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD