Inflacioni vjetor në Bullgari u ngadalësua në 6.3% në shtator nga 7.7% një muaj më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është inflacioni më i ulët i raportuar në vend që nga tetori 2021. Nga fillimi i vitit deri në shtator, inflacioni ishte 3.6 për qind. Deflacioni mujor vjen kryesisht si pasojë e uljes së çmimeve në sektorin e turizmit me më shumë se 10%, si dhe në atë të argëtimit dhe kulturës me 1.9 për qind. Për ushqimet rritja e çmimit është 0.5, për mallrat joushqimore vazhdon rritja e çmimit të karburanteve. Rritje çmimi prej 6,2% është shënuar për karburantin dizel, 4,5% për benzinën masive A95H dhe 4% për furnizimin me gaz. Në prag të vitit akademik rritet edhe kostoja e arsimit.
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..