Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbyllën procesin për pastrim parash përmes blerjes së një prone në Spanjë

Foto: BGNES

Prokuroria e qytetit të Sofjes ndërpreu hetimin, të njohur si “Barcelonagate”, kundër ish-kryeministrit Bojko Borisov për shkak të mungesës së të dhënave për një krim të kryer. Ai u hap tre vjet më parë me dyshimin për pastrim parash që përfshinte blerjen e një prone luksoze në Barcelonë të Spanjës, me vlerë 3 milionë euro. Sipas prokurorëve mbikëqyrës, të dhënat nga deklaratat  e dëshmitarëve se ish-kryeministri Bojko Borisov bleu shtëpinë në Barcelonë, nuk e vërtetojnë “në shkallën e nevojshme të sigurisë aktakuzën”. Shtëpia është blerë me fondet e një kompanie tregtare për turizmin vendas dhe ndërkombëtar dhe shërbimet turistike përkatëse.

Për shkak të “Barcelonagate”, ish prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev, pak para se të lirohej nga detyra, kërkoi imunitetin e liderit të GERB-it, Bojko Borisov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD