Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare po hyn me një koncert në dekadën e saj të tetë. Sot, 19 tetor, në orën 19:00 në Studion e Parë të radios muzikantët, të udhëhequr nga dirigjenti Dimitër Hristov, do të prezantojnë një program në të cilin veçohen dy pika kryesore - performanca premierë dhe solistët e shquar që morën pjesë në regjistrimet e orkestrës gjatë sezonit të kaluar. Kristijan Nedellçev - producent i muzikës popullore në BNR – na tregoi më shumë, posaçërisht për miqtë e Radio Bullgarisë:
“Programi muzikor është jashtëzakonisht i bukur. Sipas traditës, ftojmë disa nga solistët më të shquar të sezonit të mëparshëm të regjistrimit – kështu do të jetë edhe në koncertin e së enjtes në mbrëmje."
Repertori do të jetë interesant dhe kryesisht i panjohur - muzikë origjinale dhe folklor autentik nga disa fusha folklorike. Fyelltari i ri Georgi Dobrev do të debutojë në orkestër.
Sezoni i 71-të muzikor i Orkestrës Simfonike të BNR do të jetë plot ngjarje.
Më 7 dhjetor me një koncert festiv do të kremtojmë 80-vjetorin e lindjes së Hristofor Radanovit, dirigjent i cili për njëzet vjet ishte në krye të Orkestrës dhe la gjurmë të ndritshme në punën e formacionit. Në "Sekretet e instrumenteve bullgare" do të prezantohet tamburaja. Xhevahiri në programin e koncerteve të orkestrës të dekadës së fundit - "Ritmi i Ballkanit" - do të nderojë zonjat e Ballkanit. “Muzika në portrete” do të na takojë me tre solistë – edhe pse me famë botërore, disa prej tyre do të qëndrojnë për herë të parë në këtë skenë.
“Këtë vit kemi ftuar një familje që ka kohë që nuk jeton në Bullgari - fyelltari Dimitër Karamitev dhe këngëtarja Magdalena Todorova do të interpretojnë këngë origjinale dhe kompozime instrumentale. Solisti i tretë që kemi ftuar gjithashtu nuk jeton në atdhe - ai banon në Francë dhe është jashtëzakonisht i njohur jashtë vendit. Ky është violinisti Dimitër Gugov, i cili luan me “Violinat Barbare /"Violons Barbares"/ - një formacion shumë interesant rock dhe etno që mbledh kulturën mongole, bullgare dhe franceze. Dimitër Gugov është një muzikant fenomenal që i bie gadullkas /një instrument tradicional bullgar me hark/ – do ta shohim për herë të parë me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare”, na tregoi gjithashtu producenti Kristijan Nedellçev.
Projekti "Pamjet vokalo-instrumentale" do të rikthehet me një tjetër edicion - një program koncertesh për koret dhe orkestrat në Bullgari.
Na presin shumë takime të tjera emocionuese me folklorin bullgar së bashku me muzikantët e Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare në sezonin e ardhshëm.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..