Badmintonistja më e dekoruar bullgare, Petja Nedellçeva, hyri në Librin e Rekordeve Guinness, raporton “Sportal”. Nedellçeva u shpërblye për lojën më të gjatë në një ndeshje zyrtare - 154 goditje. Kjo ndodhi në një ndeshje dyshe për femra më 18 mars 2010 midis Nedellçeva dhe Anastasia Ruskih (Rusi) kundër femrave japoneze Shizuka Matsuo dhe Mami Naito në turneun "Swiss Open" në Bazel (Zvicër).
Petja Nedellçeva përfundoi karrierën e saj sportive para disa vitesh dhe aktualisht është kryetrajnere e kombëtares bullgare. Ajo mori pjesë në tre Olimpiadë verore - në Athinë 2004, në Pekin 2008 dhe në Londër 2012. Petja Nedellçeva fitoi Kupën Evropiane gjashtë herë.Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..