Në qytetin Szeged të Hungarisë për të 19-tën herë organizohen Ditë të Kulturës Bullgare, njoftoi Monika Farkas-Barati nga vetëqeverisja bullgare në qytetin universitar. Si çdo vit, programi është i larmishëm dhe i pasur. Fillimi do të bëhet sot me kërcim vallesh në kafenenë “Radnoti”, organizuar nga formacioni koreografik “Ballkan”. Ansambli u themelua në vitin 1990 dhe repertori i tij i vallëzimit mbulon të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë, njoftoi BTA.
Më 27 tetor do të hapet ekspozita fotografike e Antoni Georgiev "Trashëgimia e hebrenjve në Bullgari", kushtuar 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, në Shtëpinë e Kombësive në Szeged. Do të prezantohen pamjet e trashëgimisë materiale të hebrenjve në trojet tona. Ditët e kulturës bullgare do të vazhdojnë edhe në nëntor.Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..
Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..