Gjatë natës retë do të çahen. Në orët e paradites në lugina do të formohen vranësira dhe do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje rreth 12°. Ditën e premte vranësirat do të jenë kryesisht të larta, në orët e mbrëmjes në rajonet veriperëndimore do të shtohen dhe trashohen. Natën e së shtunës do të ketë reshje të dobëta shiu në disa vende. Do të fryjë erë mesatare, në veri të maleve dhe në Bullgarinë Juglindore, përkohësisht e fortë, me erë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat e ditës do të rriten sërish dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 23° dhe 28°, në Sofje rreth 24°.
Vranësirat do të jenë të ndryshueshme në male. Në zonat më të larta do të fryjë erë mesatare e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 18°, në 2000 metra - rreth 11°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta dhe vende-vende mjegull. Në bregdetin jugor do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-25°. Temperatura e ujit të detit është 19°-21°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...