Në zgjedhjet vendore të 29 tetorit pritet që 44.8% e qytetarëve me të drejtë vote të dalin në votime. 2.5% e tyre ka gjasa të votojnë me “Unë nuk mbështes askënd”. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Gallup International Balkan të porositur nga Radio Kombëtare Bullgare. Studimi u krye midis 15 dhe 22 tetorit 2023 me 1008 persona duke përdorur metodën e tabletave ballë për ballë.
Pyetjes se për cilën nga partitë apo koalicionet e lidhura lokale do të votonin, 24,9% prej të anketuarve deklaruan se do të përkrahnin koalicionin rreth GERB-it, 16,8% - për PP-DB dhe në Sofje - " Shpëto Sofjen ","Vëzrazhdane" - 15.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - 12.7%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ - 9.5%, “Ka një popull të tillë” /ITN/ - 4%, "Levica" /”E majta”/ - 2.2%, dhe 12% do të votonin për formacione të tjera, ndër të cilat opsionet rreth "Ngritja Bullgare" dhe VMRO janë më të dukshme , 2.1% thonë se do të zgjedhin një kandidat të pavarur.
Për 44.8% të atyre që janë të gatshëm të votojnë në zgjedhjen për kryetar bashkie, më e rëndësishme është partia që propozon një kandidat të caktuar, por për 53.6% është më i rëndësishëm personaliteti i kandidatit. Është më mirë të ketë një kryetar të ri bashkie, mendojnë 54.8% e atyre që synojnë të votojnë. Më mirë të mbetet i njëjti kryetar bashkie - pranojnë 37.7%. Në fund të fundit, dëshira e përgjithshme për ndryshim mbizotëron.
Të pyetur nëse do të pranonin të votonin për pagesë, nxitje tjetër apo shtrëngim, 11,4% e atyre që synojnë të votojnë janë përgjigjur me “Po”, dhe 83,8% janë përgjigjur me “Jo”.Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin Marinov, i cili vdiq në Rripin e Gazës. "Shoqëria jonë pret që ajo të tregojë se është e shqetësuar për..
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti..