Situata parazgjedhore ka bërë që GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ të shpikin “lajme të rreme me manipulimet e makinerive të votimit”.Kështu u shpreh në një konferencë bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Gjen.Atanas Atanasov në lidhje me informacionin e shpallur më parë për kodin e eksportuar.
“Gjithçka nis nga ndonjë raport mitik i Agjencisë Ndërkombëtare për Sigurinë Kombëtare, i cili është firmosur nga nënkryetari i Agjencisë në fjalë. Në një situatë më të qetë pas zgjedhjeve do të duhet të vendosim përmes kontrollit parlamentar se çfarë përmban ky raport dhe pse është firmosur nga nënkryetari”, tha Atanasov. Ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ-ja/ duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo votim me makinë. Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Kirill Petkov, PP-DB nuk kanë frikë nga votimi me letër, por është e rëndësishme që bullgarët të dalin të votojnë dhe të mos i nënshtrohen manipulimeve.Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..