Situata parazgjedhore ka bërë që GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ të shpikin “lajme të rreme me manipulimet e makinerive të votimit”.Kështu u shpreh në një konferencë bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Gjen.Atanas Atanasov në lidhje me informacionin e shpallur më parë për kodin e eksportuar.
“Gjithçka nis nga ndonjë raport mitik i Agjencisë Ndërkombëtare për Sigurinë Kombëtare, i cili është firmosur nga nënkryetari i Agjencisë në fjalë. Në një situatë më të qetë pas zgjedhjeve do të duhet të vendosim përmes kontrollit parlamentar se çfarë përmban ky raport dhe pse është firmosur nga nënkryetari”, tha Atanasov. Ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ-ja/ duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo votim me makinë. Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Kirill Petkov, PP-DB nuk kanë frikë nga votimi me letër, por është e rëndësishme që bullgarët të dalin të votojnë dhe të mos i nënshtrohen manipulimeve.Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..