Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB: GERB dhe DPS kanë shpikur lajme të rreme

Gjenerali Atanas Atanasov
Foto: BGNES

Situata parazgjedhore ka bërë që GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ të shpikin “lajme të rreme me manipulimet e makinerive të votimit”.Kështu u shpreh në një konferencë bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Gjen.Atanas Atanasov në lidhje me informacionin e shpallur më parë për kodin e eksportuar.

“Gjithçka nis nga ndonjë raport mitik i Agjencisë Ndërkombëtare për Sigurinë Kombëtare, i cili është firmosur nga nënkryetari i Agjencisë në fjalë. Në një situatë më të qetë pas zgjedhjeve do të duhet të vendosim përmes kontrollit parlamentar se çfarë përmban ky raport dhe pse është firmosur nga nënkryetari”, tha Atanasov. Ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ-ja/ duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo votim me makinë. Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Kirill Petkov, PP-DB nuk kanë frikë nga votimi me letër, por është e rëndësishme që bullgarët të dalin të votojnë dhe të mos i nënshtrohen manipulimeve. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha dhe BSP u konsultuan për futjen e lëndës së fesë në shkolla

Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..

botuar më 25-11-05 9.35.PD

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..

botuar më 25-11-05 5.05.PD

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD