Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit do të ketë premierën e saj në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) më 30 tetor, të hënën, në orën 19:00. Në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit, të cilën e shënojmë më 1 nëntorin, dhe Ditës së Krahinave Perëndimore, më 8 nëntorin, bashkatdhetarët tanë nga ky rajon do të mbajnë një koncert special në Sofje me ftesë të Radios Kombëtare Bullgare.
Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit u krijua në vitin 2010 nga entuziastë që kanë profesionet e tyre, por janë të bashkuar nga dashuria për muzikën. Ata ekzekutojnë muzikë të vjetër urbane dhe popullore nga Bullgaria dhe Serbia me dëshirën për të ruajtur muzikën tradicionale të kësaj pjese të Ballkanit. Orkestra merr pjesë në programet e Radio-Televizionit Publik Serb (RTS). Muzikantët janë mysafirë të shpeshtë në veprimtari kushtuar kulturës së pakicave, ku prezantojnë traditat e bullgarëve nga Serbia.
Në vitin 2011, Orkestra e Muzikës Popullore të Caribrodit mori pjesë në "Pirin Folk" në qytetin Sandanski, ku fitoi çmimin e dytë të publikut për këngën origjinale prej autori "E dashur motër, Stara Planino".
Në vitin 2019, në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestra regjistroi albumin e parë me dhjetë këngë.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimittrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”