Sipas të dhënave nga Exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, e cila është partnere e BNR-së për votimin lokal, pjesëmarrja për kryetar bashkie në orën 19:00 në Sofje ishte 36,0%, në Plovdiv - 33,7 %, në Varna – 39,9%, në Bllagoevgrad – 55,0%, dhe në Kërxhali – 39,2%.
Pjesëmarrja për këshilltarët bashkiakë deri në të njëjtën orë në Sofje ishte 35,3%, në Plovdiv - 32,9%, në Varna - 40,0%, në Bllagoevgrad - 54,5%, në Kërxhali - 39,2%.*
Pjesëmarrja në votime në orën 17:00 në Sofje ishte 28.3%. Ata që votuan në Plovdiv ishin 26.4%, në Varna – 32.1%, në Bllagoevgrad – 47.8%. dhe në Kërxhali – 35.7% e atyre që kanë të drejtë vote, sipas Exitpoll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partnere e BNR-së për votën lokale.
*
Pjesëmarrja në votim në orën 15:00 në Sofje ishte 22.4%. Ata që votuan në Plovdiv ishin 20.2%, në Varna – 26,2%, në Bllagoevgrad – 40.2% dhe në Kërxhali – 29.8 % të atyre të cilët e kanë të drejtën e votimit. Këtë e tregon Exitpoll-i i agjencisë sociologjike Gallup International Balkan, e cila është partnere e BNR-së për votën lokale.
*Pjesëmarrja në orën 13:00 është e ngjashme me atë të votimit vendor të 4 viteve më parë, sipas Exitpoll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partneri i BNR-së për votën lokale. Në Sofje votuan 15.7%, në Plovdiv 14.6%, në Varna 19.2%, në Bllagoevgrad 29.9% dhe në Kërxhali 23%.
*Pjesëmarrja në votime në vend deri në orën 11:00 ishte 12.3%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ. Katër vjet më parë në këtë kohë, ishte 10.43 për qind. Aktiviteti më i lartë është në komunën Boljarovo – 33.94%, dhe më i ulëti - në Plovdiv – 7.25%.
Sipas partnerit të BNR-së në ditën e zgjedhjeve "Gallup International Balkan", pjesëmarrja e votuesve në Sofje në orën 11:00 ishte 7.9% ose pak më e lartë se 4 vjet më parë, në Plovdiv ishte 7.7 për qind, po aq sa ishte në vitin 2019, në Varna ishte 10.2. dhe në Kërxhali 14.2, që është pothuajse identik me treguesit nga votimet e mëparshme lokale.
*
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale në orën 09:00 të mëngjesit është afër atij të 4 viteve më parë, njofton Gallup International Balkan, agjencia partnere e BNR në ditën e zgjedhjeve.
Në Sofje, 1.9% e votuesve me të drejtë vote dolën në votime, në votimin e mëparshëm vendor, treguesi ishte 1.8%.
Në Plovdiv, aktiviteti është 2% krahasuar me 1.9% 4 vjet më parë.
Në Varna votuan 3% e votuesve, po aq sa në vitin 2019.
Në Bllagoevgard dhe në Kërxhali përsëriten treguesit e mëparshëm, përkatësisht 6 dhe 5.5 për qind e të regjistruarve në listat zgjedhore e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..