Gjykata e Lartë Administrative anuloi në një seancë pesë orëshe vendimin e KQZ-së për ndalimin e votimit me makinë, të marrë në prag të zgjedhjeve vendore, të cilat u zhvilluan më 29 tetor. Kështu, në raundin e dytë të së dielës, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës dhe me makinë.
Votimi vetëm me fletë votimi në letër erdhi pasi deputetët shpërndanë informacionin në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare se zëvendësministri i qeverisjes elektronike ka xhiruar në mënyrë të paligjshme dhe transferuar në një flash drive procesin e gjenerimit të kodit të përdorur për firmosjen e softuerit të makinerive.
Në arsyetimin e tyre, gjyqtarët suprem kanë shkruar se vendimi i Komisionit Zgjedhor në pjesën për balotazhin është i paligjshëm. Megjithatë, vota në raundin e parë nuk do të anulohet.
“Që të ketë votim me makinë në raundin e dytë, duhet të përfundojë procedura e certifikimit të makinerive dhe softuerëve të votimit. Jemi duke pritur ministrin e qeverisjes elektronike”, tha kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova për BNR-në.
Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së..
Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi..