Rruga bullgare e çiklizmit përgjatë lumit Danub dhe Dobruxhës deri në Detin e Zi "Danubi Ultra" hyri në renditjen vjetore të botuesit të udhërrëfyesve “Lonely Planet” për 50 destinacionet kryesore të rekomanduara në mbarë botën në vitin 2024. Rruga e biçikletës e gjatë 740 km është e vetmja e treguar në territorin e Ballkanit Lindor, dhe kjo do të thotë një përparim në fushën e turizmit për vendin tonë dhe një mundësi për zhvillimin e rajonit.
Interesimi për projektin bullgar vjen me nominimin nga ana e “Lonely Planet” të destinacionit ndërkombëtar "Limesi i Danubit", në të cilin "Danubi Ultra" renditet si produkt turistik me mundësinë e një udhëtimi të vetëorganizuar me biçikletë.
"100 pamjet e Danubit Ultra" përfshijnë kalanë “Baba Vida”, Ulpia Eskus pranë fshatit Gigen, kampin e legjionit Nove pranë Svishtov, Seksaginta Prista në Ruse, Durostorum në Silistra dhe kalanë e Bellogradçikut.Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..