Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rilindësit modernë po ndryshojnë botën me shembullin e tyre personal

Në Ditën e Rilindësve të Popullit BNR transmeton "Rilindës i dekadës"

"Rilindësit e dekadës"

Secili prej nesh mbart brenda vetes një origjinalitet me të cilin shkëlqen dhe dallohet nga tjetri. Megjithatë, përkushtimi ndaj kësaj vlere tonën shpesh na mbyll në një mikrokozmos të vetë-mjaftueshmërisë – ndryshe nga të paktët mes nesh me dhuntinë për të qenë të dhembshur dhe për të dhënë nga vetja, ndonjëherë duke rrezikuar edhe mbijetesën e tyre në këtë tokë. Ne i quajmë ato rilëndës bashkëkohore, sepse tregojnë horizontin përtej kafazit tonë dhe ndryshojnë me shembullin personal personat e afërt, hapësirën përreth, botën.

Radioja Kombëtare Bullgare me pyetjen "Kush është rilindësi juaj i dekadës" inkurajoi dëgjuesit e saj që të përcaktojnë personalitetet më të denjë për këtë çmim.

Një juri autoritare veçoi dhjetë personalitete që ndriçojnë ekzistencën tonë me veprat e tyre dhe janë kthyer në shembull për ne.

Mënyra më e rëndësishme dhe e vetme për të çuar para shoqërinë e vendit është arsimi”, thotë Prof. Minko Ballkanski, i lindur në fshatin Orjahovica të Stara Zagorës dhe qytetar i Parisit. E megjithëse fizikani me famë botërore e kaloi pothuajse të gjithë jetën jashtë atdheut, fjala udhërrëfyese për jetën e tij “altruizmi” e çoi drejt fillimeve të tij, ku nëpërmjet iluminizmit ai do të ndihmonte popullin e tij.

Prof. Minko Ballkanski

Në vitin 1993, ai themeloi fondacionin "Minju Ballkanski" në vendlindjen e tij Orjahovica në emër të babait të tij dhe shndërroi të gjitha pasuritë e mëparshme të familjes në klasa dhe bibliotekë.

Ne duhet ta dëbojmë këtë egoizëm – sado pak të ketë mbetur në zemër, dhe ta zëvendësojmë me altruizëm. Altruizmi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë sonë”, qëndron pas fjalëve të tij lakonike Prof. Minko Ballkanski.

Georgi Gospodinov është në mesin e të nominuarve. Romani i tij "Strehim kohe" ofron një lloj makine kohe me të cilën mund të përjetojmë ndjenjën iluzore se mund të ringjallim të shkuarën. Megjithatë, nga kujtimet kolektive dalin përbindësha që, si duket, ne vazhdojmë t'i ushqejmë në botën tonë. Për shkak të veprës së tij profetike, shkrimtari Georgi Gospodinov mori çmimin prestigjioz letrar "Booker".

Duhej të ishte një paralajmërim, nuk duhej të ishte një manual”, thotë ai për romanin e tij.

Georgi Gospodinov dhe Anxhella Rodell me çmimin Booker

Në një klip me rastin e nominimit të tij për “Rilindës i dekadës”, shkrimtari dërgon një mesazh të shkurtër:

Nuk është e drejtë të mos reagosh – ka shumë gjëra. E kam bërë gjithmonë sepse është një gjë e natyrshme. Duhet rezistuar vazhdimisht, dhe këtë na e mëson letërsia. Duhet të krijohen disa ishuj rezistence që bota të mbahet gjallë.”

Është një e vërtetë e banale si një gjest i vogël mund të ndryshojë një jetë të tërë njerëzore. Për gjashtë vjet tashmë, Llazar Radkov ka zgjuar ndjeshmërinë e qindra mijëra njerëzve, të cilët, përmes dhurimeve të tapave plastikë, ndihmojnë në blerjen e inkubatorëve dhe ambulancave për fëmijë për spitalet në qytetet e vogla dhe ato më të mëdha:

Tapat plastike tregojnë se kur shumë njerëz bëjnë diçka të vogël dhe kuptimplote çdo ditë, në fakt ndodhin gjëra të mëdha.

Dhe bilanci është 22 inkubatorë për 22 spitale, 45 aparatura mjekësore për departamente neonatologjie dhe maternitete në 14 objekte mjekësore, pritet edhe dhurimi i një ambulance të pestë për fëmijë dhe një ambulancë e dytë off-road. 

Llazar Radkv

Rilindësi i dekadës do të përcaktohet në 1 Nëntorin festiv në një ceremoni që do të transmetohet nga BNR, bTV dhe rrjetetë tjera të mediave kryesore.

Të nominuar për këtë çmim janë:

Ivo Ivanov - shkrimtar dhe trajner basketbolli që jeton në Shtetet e Bashkuara prej 30 vitesh dhe tregon histori të prekëse për njerëz të zakonshëm në situata të jashtëzakonshme jetësore;

Nikolla Rahnev - sipërmarrës dhe krijues i "Gorata.bg", i cili së bashku me vullnetarë mbolli mbi 2 milionë pemë dhe strehoi dhjetëra refugjatë që ikën nga lufta në Ukrainë në shtëpinë "Përqafime nga Bullgaria";

Evgenija Peeva-Kirova dhe Trajan Trajanov - drejtuese të programit "Së bashku në klasë", të cilët frymëzojnë mësuesit e rinj të japin mësim në qytete të vogla dhe, përmes arsimit cilësor, i japin çdo fëmije një shans;

Stefan Komandarev - regjisori i diplomuar për mjekësi, shëron me kinema dhe ngjall shpresën se "Bota është e madhe dhe shpëtimi fshihet gjithandej";

Darin Maxharov - sipërmarrës dhe themelues i platformës "Ucha.se", i cili përmes video mësimeve përpiqet t’i bëjë mësimet e lehta dhe ta kthejë arsimin bullgar në argëtim;

Maksim Ivanov dhe Stefan Ivanov - bullgarët e parë që kaluan Oqeanin Atlantik vetëm me vozitje, të cilët qëndrojnë pas fushatës "Po! Për jetën” dhe luftojnë përmes një ndryshimi në ligj për heqjen e miratimit të shprehur nga donatorët e mundshëm të organeve;

Alek Aleksiev – një aktor dhe aktivist civil me mision për të shpëtuar, i cili nuk ka frikë të udhëtojë në Ukrainën e sulmuar për të sjellë ndihma dhe për të ndihmuar refugjatët.

Vetëm individë që na japin një ndjenjë kuptimi dhe humanizmi në një kohë kaosi dhe pa rrugëdalje. Për të mos u dekurajuar, për të rilindur!

Foto: Youtube, BGNES, EPA/BGNES

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD