Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.
“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.
Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.Në Pirin nuk ka vatra aktive zjarri. Gjatë natës, ekipet e shërbimit zjarrfikës dhe zyrtarët e pyjeve nuk lejuan që zjarri të depërtonte lart në male dhe të prekte territoret e Parkut Kombëtar Pirin. Moti është me re dhe ka rënë shi, por nuk është i..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira mbi Bullgarinë Jugore dhe Lindore dhe në disa vende të caktuara do..
Deputetët ranë dakord të konfiskojnë pronën e fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe që është në pronësi ose mbahet nga palë të treta të paskrupullta në dobi të shtetit. Amendamenti në Kodin Penal u miratua në leximin e dytë përfundimtar. Do të..
Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas..