Rusia urdhëroi korrespondentin e Radios Kombëtare Bullgare në Moskë, Angell Grigorov, të largohej nga vendi në përgjigje të vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar nga Bullgaria korrespondentin e gazetës "Rossijskaja Gazeta", Aleksandër Gacak.
Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se kolegu ynë urdhërohet të dorëzojë dokumentet e tij të akreditimit si një "masë pasqyre" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, e cila e shpalli atë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“E udhëhequr nga parimet e lirisë së medias dhe bashkëpunimit pragmatik, pala ruse do të jetë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të punës së korrespondentit të BNR në Moskë, nëse qeveria bullgare merr një vendim pozitiv për akreditimin e gazetarit të “Rosijskaja Gazeta”në Sofje”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Sot, Angell Grigorov u lajmërua për vendimin nga një punonjës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Sipas tij, nga sot ai nuk ka të drejtë të kryejë funksionet e tij si korrespondent i BNR-së.
Radioja Kombëtare Bullgare përhapi një deklaratë në lidhje me revokimin e akreditimit dhe dëbimin e korrespondentit të medias publike Angell Grigorov nga Federata Ruse. Në të thuhet:
“Udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare deklaron kategorikisht se në të gjithë punën e tij si korrespondent në Moskë për më shumë se 6 vjet, kolegu ynë Angell Grigorov ka respektuar me përpikëri standardet etike ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.
Dëbimi nga Rusia i korrespondentit të vetëm të medias bullgare është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion. BNR është e zhgënjyer nga përpjekja për të shfrytëzuar akreditimin e korrespondentit tonë në Moskë si një mjet presioni dhe pazari nga ana e palës ruse”.
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj..