Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A mundet që antikitetet e Serdikës të bëhen trashëgimi kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-së

10
Foto: BGNES

Arkitektura në kryeqytetin bullgar është e shumëllojshme dhe e bukur. Eklektika e pjesës qendrore të qytetit të Sofjes përfshin një qendër borgjeze - nga Ura e Shqiponjave deri në Pallatin Mbretëror, një barok stalinist në trekëndëshin e pushtetit - midis Këshillit të Ministrave, Parlamentit dhe Presidencës dhe një pjesë më orientale - në zonën midis sinagogës hebre, tempullit “Shën e Diela”, xhamisë dhe lagjeve përreth Tregut të Grave.

"Bërthamat qendrore, të cilat gjenerojnë më shumë jetë, kanë pjesë të ndryshme për nga përmbajtja dhe statusi shoqëror. Në qendër të Sofjes kemi një pabarazi mes pjesës lindore dhe asaj perëndimore. Në pjesën më perëndimore janë lagjet e vjetra të hebrenjve, të cilët janë të braktisur pas largimit të hebrenjve dhe janë të vështira për t'u rinovuar sepse pronarët janë të shpërndarë në të gjithë botën”, thotë Prof. arkitekt Todor Bulev, i cili është lektor, studiues shumëvjeçar dhe autor i shumë projekteve urbanistike. Ai vëren me kënaqësi se në pjesën jugore të kryeqytetit, ku u ndërtua Pallati Kombëtar i Kulturës dhe bulevardi “Vitosha” u kthye në shëtitore, iu dha një jetë të re pjesës qendrore.


“Ka dalë një hapësirë ​​shumë e ngopur për këmbësorë, shumë dinamike, me të huaj që shkojnë vazhdimisht atje. Turistët kur vijnë në Sofje pyesin për “Vitoshka” dhe kjo është e natyrshme. Qyteti ka nevojë për një gjë të tillë me të gjitha të metat që mund të gjenden në të.Por qyteti ka nevojë për një ekuilibër në këto katër drejtime të qendrës, që lidhen në sheshin "Sveta Nedelja" (Shën e Diela).

50-60 vjet më parë, sheshi "Sveta Nedelja" ishte zemra e vërtetë e qytetit - aty mblidheshin tramvajet e qytetit, mblidheshin edhe njerëzit për demonstrata. Tani është një zonë shumë e gjymtuar, kryesisht për shkak të transportit. Gjithmonë kam thënë se zgjidhja është thjesht të kapësh demin nga brirët - të mbyllësh qendrën e Sofjes në kufirin e qytetit antik për transport dhe të ndalosh parkimin. Sepse përveç transportit të lëvizeshim, makinat e parkuara janë edhe diçka e huaj për qytetin e vjetër.”


Bashkia e kryeqytetit mbajti një sërë konkursesh arkitekturore për të zgjidhur problemin kompleks të transportit dhe urban në hapësirën përreth sheshit “Sveta Nedelja”. Problemet ndërlikohen nga prania e shumë arkeologjisë antike. Antikitetet përfshihen në rezervatin kulturor dhe arkitekturor "Serdika-Sredec”.


Gjatë viteve, arkeologjia u studiua dhe u përshtat në shkallë të ndryshme. Gjatë ndërtimit të metrosë metropolitane, një pjesë e madhe u ekspozua në një nivel të dytë nëntokësor. Por procesi nuk ka përfunduar dhe studimet dhe konservimi janë të bllokuar për shkak të mungesës së fondeve dhe planit për rinovimin e sheshit. Ekziston edhe një ide që Sofja të aplikojë në UNESCO për shpalljen e antikiteteve të qytetit të lashtë Serdika trashëgimi kulturore botërore të mbrojtur.

“Me gjetjet e deritanishme kemi një punë specifike për socializimin dhe integrimin e tyre, që të funksionojnë si një kompleks i vërtetë – thotë arkitekt Bulev. – Tani janë shumë të fragmentuara, lidhjet mes tyre janë të paqarta. Pra, ky nuk është një kompleks për të qenë një rezervat në kuptimin e një tërësie funksionale. Është një territor ende i mbrojtur. Për të aplikuar në UNESCO duhet të bëjmë shumë punë.

Gërmimet në sheshin „Shën e Diela“

Si kornizë për zhvillimin e ardhshëm të kryeqytetit dhe zmadhimin e tij në drejtimet veriore, perëndimore dhe lindore, shtrojmë pyetjen, a ka nevojë Sofja për një hekurudhë unazore për të lehtësuar trafikun e qytetit?

Prof. Todor Bulev

“Duhet t'ju them se 50 vjet më parë, e kam zhvilluar idenë e Sofjes rreth malit Vitosha. Dhe kjo ishte pikërisht në bazë të një transporti hekurudhor të shpejtë rreth Vitoshës, i cili do të stimulonte zhvillimin e lagjeve individuale - komplekse të vogla, të gjitha në kontakt me Vitoshën, por pa e cenuar atë - na kujton arkitekt Bulev dhe vazhdon me arsyetimin. - Transporti hekurudhor në afërsi të Sofjes mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit. Duhet të dobësojmë presionin për zhvillimin e Sofjes në drejtimin jugor. Sepse gjithsesi ky zhvillim masiv do të përkeqësojë mikroklimën e qytetit. Do të pengohen rrymat natyrore të ajrit që arrinin lirshëm në qytet. Ne nuk kemi shumë vëzhgime se si mikroklima po ndryshon në pjesën qendrore të Sofjes, por qartësisht nuk është më e njëjta si 30 vjet më parë."

Kisha e rrumbullakët „Shën Gjergji“

Motoja e kryeqytetit është “Rritet, por nuk plaket”, prandaj është e rëndësishme se në ç’drejtim dhe si do të rritet Sofja moderne, si do të ruajë trashëgiminë e saj, që të plaket dhe të rinovohet bukur, në hap me kohën.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova 

Fotot: BGNES, stolica.bg, Iva Antonova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD