"Na mbeti pak për ta mundur koalicionin tjetër. Kundër nesh u shfrytëzuan të gjitha fuqitë, financiare, menaxheriale, duke përfshirë edhe resurset teknike në dispozicion të formacionit politik PP-DB dhe GERB-SDS". Kështu komentoi Vanja Grigorova rezultatet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Sofje, e cila, sipas të dhënave të KQZ-së, e humbi betejën nga kandidati tjetër – Vasill Terziev, i propozuar nga PP-DB, me pak më shumë se 1% të votave.
“Unë do të jem е para që do ta përgëzoj zotin Terziev nëse dhe kur gjykata vendos se këto rezultate dhe mënyra se si janë arritur janë të ligjshme”, tha Grigorova.
Sipas Ivan Takov, kryetar i BSP - Sofje, selia e Grigorovës po kontrollon protokollet dhe po numëron votat nga raundi i dytë në kryeqytet. “Tashmë mund t'ju them se kemi arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe këtë do ta bëjmë sipas të gjitha rregullave”, theksoi Takov.Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..