Folklori bullgar dhe transformimi i tij preokupon prej kohësh muzikantë të të gjitha zhanreve. Midis tyre është Javor Rusinov - kompozitor, aranzhues dhe producent, i njohur si pionier në përzierjen e motiveve popullore vendase me muzikën moderne. Fillimi i këtyre kërkimeve të tij krijuese u vendos në vitin 1993 me dyshen etno-elektronike VOX me Konstantin Stojanov. Me të, pak më vonë në vitin 1994, realizuan albumin "2101", nga i cili kënga "Jana" u bë hit. Në vitin 1996, ai formoi etno-projektin e suksesshëm YAKU, në të cilin Javor Rusinov bashkëpunoi me Kurt Hauenshtain nga grupi legjendar SUPERMAX. Në vitin 2002, së bashku me Orlin Kjurkçijski dhe Jasen Kozev, ai krijoi trion elektronike etno BULGARO.
Tani Javor Rusinov rikthehet me një album të ri - "Jana". Ky është albumi i pestë mbi bazë folklorike i realizuar nga autori. Puna për të filloi pesë vjet më parë në bashkëpunim të kompozitorit Javor Rusinov me korin popullor të grave "Zërat e mëdhenj bullgarë" me dirigjent Ilija Mihajllov.
Kori "Zërat e mëdhenj bullgarë" ekziston me këtë emër që nga viti 1990. Ai përbëhet nga gra nga të gjitha krahinat folklorike të vendit, të zgjedhura për pastërtinë e zërit të tyre, zotërimin e folklorit bullgar dhe aftësinë e tyre për të kënduar disonanca të kombinuara të gërshetuara me ritmet e pabarabarta të muzikës popullore bullgare.
Që nga vitet 90-të të shekullit të kaluar, kori, nën drejtimin e themeluesit të tij Zdravko Mihajllov, punon së bashku me UNESCO-në, e në veçanti me programin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore.
Që nga viti 1999, Ilija Mihajllov është drejtor muzikor i "Zërave të mëdhenj bullgarë", me të cilin ndër vite realizuan shumë projekte të suksesshme me këngëtarë dhe interpretues të njohur.
Kori ka bërë turne në mbi 25 vende në Evropë, Azi, Amerikën e Veriut në disa nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare.
Përveç korit “Zërat e mëdhenj bullgarë”, në albumin “Jana” marrin pjesë edhe solistët Vesko Eshkenazi, Teodosij Spasov, Vasill Mihajllov, Desisllava Petrova, Vesellka Stambolieva, Krasimira Stojanova etj.
Autorët e kanë ambicien që në vitin 2024 të prezantojnë projektin me një spektakël të madh audio-vizual në Sofje, Plovdiv, Burgas, Varna dhe Veliko Tërnovo.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..