Në një ceremoni solemne, Presidenti Rumen Radev dekoroi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj Donika Hoxha, me Urdhrin “Kalorësi i Madarës”. Ajo mori çmimin shtetëror për merita veçanërisht të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
“Ky vlerësim i lartë është shprehje e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadores Hoxha për të ndërtuar një partneritet mes dy vendeve tona të bazuara në besimin reciprok, mirëkuptimin dhe miqësinë”, tha kreu i shtetit. Ai theksoi se mandati i saj ka pasur edhe momente të vështira, si krizat rajonale dhe globale, pandemia e koronavirusit. “Ajo arriti të kontribuojë në zhvillimin, thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona dhe në ruajtjen e dinamikës pozitive në dialogun politik në të gjitha nivelet”, theksoi Rumen Radev.
Bullgaria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha edhe presidenti . Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe punën e suksesshme për ndërtimin e korridorit strategjik №8. Ai vuri në duke shpresën që pala shqiptare të vazhdojë të garantojë një mjedis të favorshëm për komunitetin e madh bullgar në Shqipëri.
Duke pranuar dekoratën e lartë Ambasadorja Donika Hoxha theksoi se “minoriteti bullgar në Shqipëri është një urë e fortë në konsolidimin e marrëdhënieve tona tradicionale historike miqësore”. “Tirana pret që Sofja të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha gjithashtu Hoxha.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj pritet të bëjë një vizitë në Bullgari në dhjetor.
Foto: BTA, BGNESDeklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator..