Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika ballkanike dhe muzikantë me famë botërore në SoFest Winter në Sofje

Foto: SoFest

Nga data 17 deri më 19 nëntor në kryeqytet mbahet edicioni dimëror i  Festivalit SoFest Winter. Adhuruesit e muzikës do të kenë mundësi të dëgjojnë më të mirën e skenës muzikore ballkanike.

Mbrëmjen e parë Vëllezërit Vlladigerov do të prezantojnë albumin e tyre “Vëllezërit e gëzuar”, krijuar në bashkëpunim me motrën e tyre Ekaterina. Në skenë bashkë me vëllezërit Aleksandër Vlladigerovit - trumbetë, flugelhorn dhe Konstantin Vlladigerov - piano, do të qëndrojnë edhe Vasill Haxhigrudev - kontrabas dhe Stojan Jankullov - Stunxhi - vegla me goditje. Muzikantët do të ekzekutojnë vepra me motive ballkanike të rikrijuara me mjetet shprehëse të xhazit modern.

Mbrëmjen e dytë mysafirë në skenën e SoFestWinter do të jetë dueti i njohur maqedonas “Dac dhe Aleksandër”.

Mbrëmja e fundit është e caktuar për një projekt që debutoi pikërisht në këtë forum tri vjet më parë. Balkan Trio B/G bashkon tre muzikantë nga tri vende të ndryshme, të bashkuar nga ideja e rrënjëve dhe kulturës së përbashkët ballkanike. Nga Bullgaria - Teodosij Spasov   - fyell dhe vokal, nga Maqedonia e Veriut - Vlatko Stefanovski - kitarë dhe vokal, dhe nga Serbia - Vasill Haxhimanov - tastierë. Ata dëshmojnë se pavarësisht të gjitha ndarjeve, muzika ballkanike është ajo që na jep një identitet dhe një ndjenjë komuniteti. Trioja do të prezantojë kompozimet e tyre origjinale që ndërthurin folklorin vendas me stilet muzikore blues, pop, rok dhe xhaz.

Për rolin bashkues të xhazit Teodosij Spasov thotë:

“Xhazi është ndoshta muzika më demokratiko-liberale dhe pranon një sërë nuancash, fenomenesh, ndikimesh. Është një lojë e mrekullueshme me tema, improvizime dhe këndvështrime të muzikantëve. Është xhazi ai që popullarizon kulturat e tjera kombëtare. Ai shfaqet si lidhja mes muzikës folklorike, pop, klasike, evropiane, indiane, kineze, çfarëdolloj ndikimesh të tjera... Kjo e pasuron xhazin dhe e bën atë një muzikë më interesante dhe më aktuale.”

Valle nga albumi “Nëna e tretë” e kitaristëve Vllatko Stefanovski dhe Mirosllav Tadiç, me pjesëmarrjen e Teodosij Spasov.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD