Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Balerina Rusalija Kirova - frymëzim dhe strehë për artistin Dimitër Kirov

Foto: arkiva personale

Në një qytet të vjetër- ku kanë lënë gjurmë trakët dhe romakët - ai sheh një krijesë engjëllore dhe mbetet një rob i saj për përjetësi. Ai është një admirues besnik dhe mbrojtës i saj, ndërsa ajo është një frymëzim dhe strehë për shpirtin e tij të shqetësuar. 

Donka Paprikova, e quajtur “Nënë Tereza bullgare” për shkak të përkushtimit ndaj të moshuarve dhe njerëzve të vuajtur, zgjodhi që fëmija i njërës prej motrave të saj të quhej Rusalija.

Kur dalin sirenat (të quajtura “rusalki” në bullgarist) dhe fillojnë të kërcejnë nëpër bar ditën e parë pas Pashkëve, ato thonë – sot kam ditën e emrit, sepse jam sirenë”, prezantohet në këtë mënyrë Rusalija Kirova, e cila tashmë ka jetuar 81 vera.

Si fëmijë, me ankthin tipik të një balerine që është ende në lulëzim e sipër, ajo nervozoi të afërmin e saj Vlladimir Dimitrov-Mjestrin dhe nga portreti i pikturuar në shtëpinë e saj kryeqytetase, shikon me sy "aq të zemëruar dhe të frikshëm".Pozimi si shaka para një artisti tjetër, megjithatë, do t'i sjellë asaj një dhuratë - një shpirt binjak, një privilegj që pak njerëz e kanë.

Në Teatrin Dramatik të Plovdivit, ku në vitet 60 të shekullit të kaluar bota artistike vendase jetonte fjalë për fjalë e bashkuar, pianisti Georgi Kënev solli mikun e tij Dimitër Kirov për të pikturuar një portret të balerinës Eli Ivanova. Megjithatë, ai vëren Rusalijan, të cilën e kishin caktuar në Qytetin e Kodrave, dhe i kërkon asaj t'i bëjë një skicë. Shpejt mbi fletën e bardhë shfaqet një “balerinë me bel të hollë” së bashku me një propozim për...portret.

"Ndodhi që shumë shpejt shkova në Moskë për të studiuar në Teatrin Bolshoi dhe në Institutin e Arteve - kujton Rusalija Kirova.- Në atë kohë, Dimitër Kirov ishte në Poloni në një ekspozitë dhe kur u kthye, ai zbuloi se unë nuk isha atje. Ndërsa ne e kishim filluar tashmë dashurinë tonë. Më mori në telefon dhe më tha: "Më kanë marrë studion dhe jam kaq i vetmuar, a do të martohesh me mua? "Unë u përgjigja menjëherë "Po".Por në të njëjtën kohë ai shkoi në Sofje tek nëna ime, i tha asaj se më donte dhe donte të martohej me mua. Por ajo u përgjigj:"Mirë, por a keni rrogë, a keni shtëpi?"Dhe ai tha: "Jo, asgjë."Atëherë ku po e çoni bijën time?Ajo është vetëm njëzet vjeç, ajo do të studiojë atje për dy vjet, ju do të gjeni dikë tjetër këtu. Në asnjë mënyrë," tha nëna ime. Pas asaj bisede mora një letër prej saj: “Nuk do të kthehesh për pushime se një i çmendur me mjekër të do”.

Dimitër KirovMegjithatë vajza shembullore mori trenin për në Ruse, ku artisti i dashuruar e priste prej dy ditësh. Ata u martuan në një birrari në shoqërinë e bohemisë së Plovdivit. Pas dasmës, ajo u kthye në Moskë për të përfunduar studimet, dhe ai qëndroi për të pikturuar në Plovdivin e Vjetër, që do të bëhej shtëpia e tyre për 45 vjet.

“Jeta me të ishte lumturi, marrëdhënia ime me të ishte shumë, shumë e fortë – kujton Rusalija Kirova.- Ai nuk më ka pikturuar gjithmonë pikërisht mua, por sytë dhe imazhi im, treonte ai, përputheshin me imazetNë fakt, unë vetëm një herë kam pozuar për të – edhe sikur një grua japoneze të pikturonte, ata vazhdonin të thoshin se isha unë.”

Dhe ndjenja e pasqyrimit në këtë shpirt u bashkua si në një trup të vetëm:
“Gruaja ime Rusalia më ka frymëzuar në të gjitha veprat e mia, në gjithçka – thotë Dimitër Kirov në një arkivë të BNR-së. - Një nga portretet e mia të preferuara është "Rusalija me fustanin me palë", për të cilin mora çmimin "Zahari Zograf" - sipas meje, një nga çmimet më prestigjioze bullgare për piktorët. Unë kurrë nuk bëj një portret për të arritur ngjashmëri fizike, kjo është gjeja e fundit. Unë jam duke kërkuar mbi të gjitha anën shpirtërore të këtij personi dhe për të bërë një portret më duhet shumë kohë. Vetë realizimi i portretit nuk përbën asnjë problem, sepse unë jam profesionist.
Rusalija Kirova e njeh Plovdivin si qytetin në të cilin do të performojë kërcimet e saj në të gjitha skenat e mundshme që i ka caktuar fati. Për shkak të një plumbi rikoshet që e goditi para xhamisë Xhumaja, ajo u detyrua të ndërpriste rrugëtimin e saj duke nisur një kapitull të ri ku mori rolin e mësueses (duke themeluar klasat e baletit në shkollën e muzikës në Plovdiv) dhe rolin e koreografes. Por deri në fund të vitit 2008, kërceu pas de deux me të dashurin e saj Di Kiro.

I lindur në vitin 1935 në Stamboll, artisti në vitet 1960 zuri miqësi me njerëz domethënës nga shkolla e Plovdivit - Georgi Bozhillov-Sllona, ​​Enço Pironkov, Ioan Leviev, Hristo Stefanov, të cilët i mbushën pikturat e tyre me ide novatore, por të kundërstuara nga kritikët. Megjithatë, talenti i tij i njohur jashtë vendit do ta çojë atë midis Francës, Tajlandës, Japonisë.

Nuk do ta harroj kurrë takimin me Salvador Dalin – kujton një moment të veçantë Rusalija Kirova.- Ne ndoqëm mësimin e tij në Paris me shumë pjesëmarrës dhe Mitko u gëzua shumë sepse ai i firmosi pikturat e tijDhe Salvador Dali firmoste vetëm ato që i pëlqente, të cilat i vlerësonte si talentin e një artisti të vërtetë. Më pas Mitkoja i bëri një portret – jashtë temave që kishte vendosur për të gjithë. Dhe kur Salvador Dali e pa, qeshiUnë isha e pranishme dhe e pashë të vinte një firmë të madhe nën këtë portret. Menjëherë pas mësimit bëmë një foto ku Mitko u vesh si Salvador Dali dhe unë si GalaE mbaj këtë foto me vete me shumë dashuri dhe e shikoj me të qesur për shkak të kujtimeve që më sjell”.

Ndonëse të ndarë përkohësisht shpirtrat e tyre, Rusalia Kirova e ndjen edhe sot praninë e artistit.

E pasi ai u largua nga kjo jetë, unë jam ende me të. Jam me të gjithë jetën – jam me pikturat e tij, unë jetoj mes tyre”, thotë ajo.

Dhe ajo bën të mundur që arti i tij të jetojë përgjithmonë.

Ai ka lënë art të jashtëzakonshëm – piktura, skulptura, afreske, mozaikë – shton Rusalija Kirova.- Ai ka krijuar shumë kudo dhe ka piktura të tij në të gjithë botën. Por nëse flitet për shpëtim, po, vërtet, unë jam këtu, duke bërë ekspozita dhe tani po planifikoj të organizoj sërish një të tillë - këtë herë për 90-vjetorin e lindjes së tij. Qëllimi tjetër im është restaurimi i afreskut “Zahari Zograf” në Qytetin e Vjetër, një pjesë e të cilit është shkatërruar nga breshëri”.

Rusalia Kirova e sheh çdo mëngjes si festë.

“Edhe tani madje, kur jam vetëm, kur zgjohem në mëngjes dhe jam gjallë dhe mirë, menjëherë kërcej dhe shkoj për shëtitje pas mëngjesit”, thotë ajo. Në rrugët me kalldrëm të Qytetit të Vjetër - një thesar kujtimesh dhe sekretesh që do të ruajë gjithashtu historinë e një artisti që pa krahë engjëlli në duart e buta të një balerine.

Teksti: Diana Cankova (bazuar në intervistat e Marija Mira Hristova BNR "Hr. Botev", Galja Miteva nga BNR-Plovdiv dhe një regjistrim i Fondit Arkiv të BNR) 
Fotot: arkiva personale, galeria "Kavalet", BNR

Përkteu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD